
Rreth konkursit:
Fondacioni ofron mbështetje financiare prej 250 euro në muaj për çdo student përfitues, deri në përfundim të studimeve. Për këtë vit do të ndahen gjithsej 21 bursa (9 vazhdimësi për përfitues ekzistues dhe 12 bursa të reja).
Kushtet kryesore për aplikim:
- Student/e i/e rregullt në Universitetin e Prishtinës ose në universitete tjera private të akredituara në Kosovë
- Mesatare mbi 9.00 (ose sukses i lartë në shkollën e mesme për studentët e vitit të parë)
- Të mos jetë përsëritës/e e vitit të studimeve
- Të mos jetë përfitues/e i/e ndonjë burse tjetër për vitin akademik 2026/2027
- Përparësi u jepet rasteve sociale, familjeve me të ardhura minimale ose me më shumë fëmijë
Afati i aplikimit: 14.09.2026 – 30.09.2026
Aplikimi bëhet online përmes linkut:
https://tinyurl.com/bursa-26-27-fondacionBXH