SHPALLJE PËR IFRS 9 DHE IFRS 16
Kreditimi Rural i Kosoves LLC, institucion mikrofinanciar i licencuar, fton kompanite e interesuaratë paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e një zgjidhjeje softuerike, vegle apo aplikacioni/softwer për zbatimin e standardeve IFRS 9 dhe IFRS 16.
Objektivi i projektit
Qëllimi i projektit është zhvillimi/ofrimi i një zgjidhjeje teknologjike që do të mundësojë:
1. Implementimin e standardit IFRS 9
- Klasifikimin dhe matjen e aktiveve financiare.
- Llogaritjen e Humbjeve të Pritshme Kreditore (ECL).
- Implementimin e metodologjive për Fazën 1, Fazën 2 dhe Fazën 3.
- Përcaktimin dhe llogaritjen e Probabilitetit të Mospërmbushjes së Detyrimeve (PD). Përdorimin e plotë të të dhënave historike për periudhën e përcaktuar të vëzhgimit, duke përfshirë migrimin e ekspozimeve ndërmjet periudhave dhe analizën e zhvillimit të rrezikut kreditor gjatë gjithë periudhës së vëzhgimit.
- Përcaktimin dhe llogaritjen e Humbjes në Rast të Mospërmbushjes së Detyrimeve (LGD).
- Përcaktimin dhe llogaritjen e Ekspozimit në Rast të Mospërmbushjes së Detyrimeve (EAD).
- Përcaktimin e kritereve për rritjen e ndjeshme të rrezikut të kredisë dhe rregullave për kalimin e ekspozimeve kreditore ndërmjet Fazës 1, Fazës 2 dhe Fazës 3.
- Llogaritjen e Humbjeve të Pritshme Kreditore për periudhën 12-mujore për ekspozimet në Fazën 1 dhe të Humbjeve të Pritshme Kreditore për të gjithë jetën e ekspozimit për ekspozimet në Fazën 2 dhe Fazën 3.
- Metodologjinë për përfshirjen e informacionit të orientuar drejt së ardhmes (forward looking information).
- Identifikimin dhe përdorimin e faktorëve makroekonomikë relevantë.
- Përshkrimin e skenarëve makroekonomikë dhe peshimin e tyre në llogaritjen e ECL.
- Trajtimin e kolateralit dhe rikuperimeve.
- Përcaktimin e një procesi formal dhe periodik për validimin e metodologjisë IFRS 9, duke përfshirë rishikimin e pavarur të modelit, testimin e supozimeve dhe parametrave kryesorë, back-testing dhe dokumentimin e rezultateve të validimit
- Metodologjinë e Provision Matrix.
- Gjenerimin e raporteve dhe shpalosjeve sipas kërkesave të IFRS 9.
- Integrimin me sistemet ekzistuese të institucionit, e preferueshme.
- Kërkesa të tjera që nuk janë listuar si më lartë dhe janë të nevojshme për IFRS 9
Faktorët makroekonomikë
Ofertuesi duhet të paraqesë qartë cilët faktorë makroekonomikë propozon të përdoren në modelin IFRS 9, arsyetimin për përzgjedhjen e tyre dhe mënyrën se si këta faktorë do të ndikojnë në PD, LGD dhe/ose ECL.Ofertuesi duhet gjithashtu të përshkruajë skenarët makroekonomikë të propozuar dhe mënyrën e përcaktimit dhe peshimit të tyre në llogaritjen e Humbjeve të Pritshme Kreditore.
Manuali për IFRS 9
Ofertuesi duhet të paraqesë ose të përfshijë në ofertë Manualin e Metodologjisë për IFRS 9, i cili duhet të përshkruajë në mënyrë të qartë:
Përmbledhjen e parimeve kryesore të renies ne vlere te instrumenteve financiare,ndarjen e ekspozimeve në faza, modelin e Probabilitetit të Mospërmbushjes së Detyrimeve (PD), Humbjen në Rast të Mospërmbushjes së Detyrimeve (LGD),normat e provizionit, Ekspozimin në Rast të Mospërmbushjes së Detyrimeve (EAD),llogaritjen e Humbjeve të Pritshme Kreditore, procedurën për llogaritjen e Humbjeve të Pritshme Kreditore, burimet dhe cilësinë e të dhënave, formulat dhe logjikën e llogaritjeve, parametrat dhe supozimet e përdorura, mënyrën e përcaktimit të faktorëve makroekonomikë, mënyrën e përditësimit të parametrave, procesin e validimit dhe rishikimit të modelit, kontrollet, procedurat për ndryshimin e parametrave, Metodologjinë e Provision Matrix, duke përfshirë kriteret, kategoritë e riskut, normat e humbjes/provizionit dhe mënyrën e përditësimit të tyre.përgjegjësitë e përdoruesve, dokumentimin e metodologjisë.
- Implementimin e standardit IFRS 16
- Menaxhimin dhe regjistrimin e kontratave të qirasë.
- Identifikimin dhe vleresimin e kontratave qe jane objekt i zbatimit te IFRS 16,
- Përcaktimin e afatit të qirasë për secilën kontratë individualisht, bazuar në kushtet kontraktuale dhe rrethanat përkatëse.
- Marrjen në konsideratë të periudhave të zgjatjes ose rinovimit të kontratës kur ekziston siguri e arsyeshme se këto opsione do të ushtrohen.
- Marrjen në konsideratë të opsioneve për ndërprerje të parakohshme të kontratës, kur është e aplikueshme.
- Njohjen e plotë të afatit të qirasë në momentin e fillimit të kontratës, në përputhje me kërkesat e IFRS 16
- Percaktimin e Normes se skontimit
- Llogaritjen automatike të Aseteve të së Drejtës së Përdorimit (Right-of-Use Assets) dhe Detyrimeve të Qirasë (Lease Liabilities).
- Amortizimin dhe interesin sipas kërkesave të IFRS 16.
- Trajtimin e ndryshimeve ne kontratat e qirase, perfshire modifikimet, zgjatjet/ renovimet dhe perfundimin e kontratave,
- Gjenerimin e regjistrimeve kontabel perkatese per IFRS 16,
- Gjenerimin e raporteve dhe shpalosjeve financiare sipas kerkesave te IFRS 16,
- Raportimin dhe shpalosjet financiare.
- Kërkesa të tjera që nuk janë listuar si më lartë dhe janë të nevojshme për IFRS 16 Manuali per IFRS 16
Ofertuesi duhet të paraqesë ose të përfshijë në ofertë Manualin e Metodologjisë për IFRS 16, i cili duhet të përshkruajë në mënyrë të qartë kriteret për identifikimin e kontratave objekt i IFRS 16, përcaktimin e afatit të qirasë për secilën kontratë duke përfshirë periudhën kontraktuale, opsionet e zgjatjes ose rinovimit dhe opsionet e ndërprerjes së parakohshme , përcaktimin e normës së skontimit, llogaritjen e Asetit të së Drejtës së Përdorimit dhe Detyrimit të Qirasë, amortizimin, shpenzimin e interesit, trajtimin e modifikimeve dhe rinovimeve të kontratave, regjistrimet kontabël, raportimin dhe shpalosjet financiare.
Kërkesat minimale për ofertuesit
Ofertuesit duhet të kenë:
- Përvojë të dëshmuar në projekte IFRS 9 dhe/ose IFRS 16.
- Njohuri në sektorin bankar ose mikrofinanciar.
- Ekip me ekspertë financiarë dhe zhvillues softuerikë.
- Referenca nga projekte të ngjashme të realizuara gjatë 5 viteve të fundit.
Përmbajtja e ofertës
Oferta duhet të përfshijë:
- Profilin e kompanisë.
- Përshkrimin e metodologjisë së implementimit.
- Zgjidhjen e propozuar teknike.
- Planin kohor të realizimit.
- Përbërjen e ekipit të projektit.
- Referencat relevante.
- Ofertën financiare të detajuar. Çmimet e ofruara duhet të jenë me TVSH.
Afati dhe mënyra e paraqitjes së ofertave
Afati i paraqitjes së ofertave është deri më 14.09.2026. Ofertat mund të dërgohen përmes adresës elektronike: krk_imf@krk-ks.com ose të dorëzohen direkt në zyrën e KRK-së:Rruga Behije Dashi , Objekti D, pn,Prishtinë (afër Stacionit të Policisë Nr. 2).
Vetëm ofertuesit e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit.