1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESË PËR OFERTË 

Furnizim me Tableta me SIM Kartelë 

MFI KosInvest fton kompanitë e interesuara në furnizimin me tableta të pajisura me SIM kartelë që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizimin për nevojat e institucionit. 

1. Objekti i ofertimit 

Objekt i kësaj ftese është furnizimi me tableta me SIM kartelë (mbështetje për rrjetin Cellular 4G/5G) për nevojat e MFI KosInvest. 

Meqenëse KosInvest nuk ka përcaktuar një model apo specifikime të veçanta teknike, ofertuesit ftohen të propozojnë modele të ndryshme të tabletave me SIM kartelë, duke paraqitur për secilin model specifikimet teknike dhe karakteristikat kryesore (madhësia e ekranit, procesori, RAM, hapësira ruajtëse, bateria, lidhshmëria 4G/5G, etj.). 

Ofertuesit mund të paraqesin një ose më shumë alternativa/modele për shqyrtim (p.sh. opsione standarde për terren dhe opsione të nivelit më të lartë). 

2. Oferta duhet të përmbajë: 

Prodhuesin dhe modelin e tabletës; 

  • Specifikimet teknike të tabletës (përfshirë konfirmimin për mbështetjen e SIM kartelës 4G/5G); 
  • Çmimin për njësi; 
  • Çmimin për copë me TVSH; 
  • Periudhën e garancionit; 
  • Afatin e dorëzimit; 
  • Kushtet e pagesës; 
  • Vlefshmërinë e ofertës; 
  • Informacion për servisin dhe mbështetjen pas shitjes. 

3. Dokumentet e kërkuara 

Ofertuesit duhet të dorëzojnë: 

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; 
  • Numrin fiskal; 
  • Ofertën financiare; 
  • Specifikimet teknike të modeleve të propozuara të tabletave;
  • Kushtet e garancisë. 

4. Kriteret e vlerësimit 

Ofertat do të vlerësohen duke marrë parasysh: 

Dorëzimi i ofertave 

Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në pliko të mbyllura me mbishkrimin “Ofertë për Furnizim me Tableta me SIM Kartelë – MFI KosInvest” në adresën: 

Adresa: Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, Prishtinë 

Afati i fundit i dorëzimit: Deri më datë 21 Shtator 2026, deri në ora 15:00 

E-maili zyrtar: procurement_kosinvest@visionfund.org (dërgimi duhet të bëhet njëkohësisht edhe përmes e-mailit) 

Shënim: 

IMF KosInvest rezervon të drejtën të: 

  • Anulojë thirrjen për ofertë pa obligime. 
  • Ftojë ofertuesit për rishqyrtim të ofertave dhe të kërkojë sqarime shtesë nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit. 

Kontakt: 

Për informacione shtesë: 

  • E-mail: procurement_kosinvest@visionfund.or
  • Tel: 038 240 664 ose 048174154 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet