KËRKOHEN 2 AGJENTË TË SHITJES NË TERREN
Kompania jonë, në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të rrjetit të shitjes në tregun e Kosovës, shpall konkurs për dy pozita:
AGJENT I SHITJES – RAJONI PRISHTINË – Kanali TT
Territori i përgjegjësisë:
- Prishtinë
- Fushë Kosovë
- Obiliq
AGJENT I SHITJES – RAJONI VERIOR – te gjitha Kanalet
Territori i përgjegjësisë:
- Drenicë
- Mitrovicë
- Podujevë
DETYRAT DHE PERGJEGJESITE
- Të marrë porositë nga klientët në mënyrë të saktë dhe profesionale.
- Të sigurojë që porositë të përcillen sipas procedurave të kompanisë.
- Të përcjellë disponueshmërinë dhe stokun e produkteve te klientët.\
- Të identifikojë pika të reja potenciale për shitje.
- Të zhvillojë vazhdimisht rrjetin e klientëve.
- Të monitorojë potencialin e secilit qytet dhe zonë.
- Të propozojë mundësi të reja për zgjerimin e distribucionit.
- Të kontrollojë prezencën dhe disponueshmërinë e produkteve në pikat e shitjes.
- Të monitorojë stokun e produkteve.
- Të sigurojë ekspozimin dhe pozicionimin e duhur të produkteve.
- Të kontrollojë zbatimin e standardeve të merchandising-ut.
KUALIFIKMET DHE KRITERET
- Përvojë në shitje, preferohet në sektorin FMCG, distribucion ose retail.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocimi.
- Aftësi për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
- Gatishmëri për punë intensive në terren.
- Njohuri të tregut në rajonin për të cilin aplikon.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektiva.
- Njohuri bazike të Microsoft Excel dhe përdorimit të aplikacioneve të punës.
- Patentë shoferi – Kategoria B.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet profesional.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: vddburimi@gmail.com apo numrit kontaktues +383 49975724