KosovaJob
Stone Castle PREMIUM+

Agjent/e i/e Shitjes, Shofer/e dhe Operator/e i/e Mjeteve të rënda

Lokacioni Gjakovë, Pejë, Klinë, Deçan, Malishevë, Rahovec, Junik Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 10 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

StoneCastle Vineyards & Winery L.L.C. shpall konkurs për këto pozita:

1. AGJENT/E I/E SHITJES

Territori: Rrafshi i Dukagjinit

Detyrat kryesore:

  • Vizita dhe prezantimi i produkteve në markete, restorante, bare dhe lokale.
  • Marrja e porosive dhe përcjellja e tyre te menaxhmenti i shitjes.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
  • Identifikimi i klientëve dhe mundësive të reja për shitje.
  • Raportimi mbi aktivitetet dhe porositë.

Kërkesat:

  • Përvojë në shitje është përparësi.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Gatishmëri për punë në terren.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

2. SHOFER/E DHE OPERATOR/E I/E MJETEVE TË RËNDA

Vendpunimi: Rahovec – Selia kryesore

Detyrat kryesore:

  • Drejtimi dhe operimi i kamionëve, bagerëve, ekskavatorëve dhe makinerive të tjera të rënda.
  • Transporti, ngarkimi dhe shkarkimi i materialeve sipas nevojave të kompanisë.
  • Përdorimi dhe mirëmbajtja bazë e mjeteve dhe makinerive.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë.

Kërkesat:

  • Minimum 3 vite përvojë pune në drejtimin/operimin e mjeteve të rënda.
  • Patentë shoferi dhe kategoritë përkatëse.
  • Përvojë me kamionë, bagerë, ekskavatorë dhe makineri të ngjashme.
  • Përgjegjësi, disiplinë dhe kujdes gjatë punës.

APLIKIMI

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: info@stonecastlewine.com apo permes butonit te meposhtem

Ose mund të paraqiten fizikisht në lokalet e kompanisë, në Bërnjak, Rahovec, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, 09:00–15:00

Afati: 10 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Stone Castle
Prodhim
7Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time