Pozita: Shitës Ambulant (Terren)
Kompania: Spectro Group L.L.C.
Seli / Baza: Prizren
Zona e Mbulimit: Gjithë Kosova
Orari: Me kohë të plotë
Rreth Nesh
Spectro Group L.L.C. është kompani me bazë në Prizren, e specializuar në importin dhe distributimin e produkteve auto-kimike dhe mirëmbajtjes së automjeteve (AdBlue, antifriz G11/G12, lëngje për xhama, auto-kozmetikë). Për të mbuluar dhe zgjeruar rrjetin tonë të distributimit në të gjithë territorin e Kosovës, kërkojmë një punëtor energjik, me përvojë dhe të përgjegjshëm për pozitën Shitës Ambulant.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Vizita e rregullt e klientëve në teren (Auto-servise, pika karburanti, dyqane autopjesësh, depo, etj.) në të gjitha rajonet e Kosovës.
- Prezantimi, ofertimi dhe shitja e produkteve të Spectro Group L.L.C. drejtpërdrejt nga automjeti i punës.
Identifikimi i blerësve të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të klientëve në zonat e caktuara.
- Pranim-dorëzimi i mallit, lëshimi i faturave dhe përkujdesja për inkasimin e tyre sipas afateve.
- Mirëmbajtja dhe kujdesi për veturën zyrtare të kompanise ngarkuar me produktet.
Kriteret e Kërkuara:
- Përvoja e mëparshme në shitje ambulante apo distributim në teren është e domosdoshme (përbën avantazh kryesor).
- Patenta e shoferit Kategoria B (e obligueshme, Kategoria C përbën avantazh).
- Gatishmëri për punë në teren dhe udhëtime në të gjithë territorin e Kosovës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe bindëse me klientë.
- Përgjegjësi, ndershmëri dhe korrektësi me menaxhimin e faturave dhe parave.
- Orientim i fuqishëm drejt arritjes dhe tejkalimit të objektivave të shitjes.
Çfarë Oferojmë:
- Pagë konkurruese në treg.
- Skemë tejet motivuese e komisioneve dhe bonuseve (mbi shitjet e realizuara dhe sjelljen e klientëve të rinj).
- Ambient pune korrekt, profesional dhe me mundësi reale për rritje karriere.
Mënyra e Aplikimit:
Dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: info@spectro-group.com (ose përmes WhatsApp / Numrit të Telefonit: 048100319 048100313 me subjektin: "Aplikim për Shitës Ambulantiv.