Teknik/e i/e Kontabilitetit
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalElite Accounting Services është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për Financa, Kontabilitet dhe Tatime, si dhe konsultime tjera biznesore, me adresë në Prishtinë, Rr. Ali Vitia, Nr.3. EAS ka një eksperience shumë vjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale të kontabilitetit për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe për individët. Ofron mundësi punësimi për pozitën Tekink i Kontabilitetit.
Pozita: Teknik/e i Kontabilitetit
Roli: Jemi në kërkim të një Teknik/e të kontabilitetit për t’iu bashkuar ekipit tonë. Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë mbajtjen e kontabilitetit për transaksione financiare, harmonizimin e transaksioneve financiare për klientët, përditësimin e pasqyrave financiare, përgatitjen e raporteve mujore financiare , llogaritjen e taksave dhe asistimin tek kontabilisti kryesor.
Puna kryhet nën mbikqyrjen e Kontabilistit kryesor përderisa ju mësoni më shumë për punën e kontabilistit dhe ngjarjeve tjera të ndryshme të klientëve.
Përgjegjësitë:
- Regjistrimin e informatave në softuer të kontabilitetit.
- Të bëjë përpilimin e librave tregtarë.
- Mbikëqyr të gjitha funksionet kontabël dhe financiare.
- Ndihmon në përgatitjen e pasqyrave financiare, bilancet dhe raportet për klientët.
- Siguron përputhshmëri me rregulloret tatimore dhe standardet e kontabilitetit.
- Të përfaqësojë klientë në procedura të Administratës Tatimore.
- Kryen punë të tjera sipas kërkesës së klienteve dhe të drejtorit financiar.
Shkathtësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Ekonomi/Financa ose Kontabilitet.
- Të ketë njohuri të legjislacionit tatimor dhe standardeve të kontabilitetit.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në regjistrimin e të dhënave.
- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Aftësi të mira komunikative
- Përvojë paraprake minimum një vjeçare në regjistrimin e të dhënave duke përdor softuer të kontabilitetit.
- Njohja e gjuhës angleze përparësi.
Data e fundit për aplikim: 23.09.2026
Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin: info@eas-ks.com