MUNDËSI PUNËSIMI
Pozita: Analist/e Kreditor/e (2 pozita)
Lokacioni: Dega Qyteza Pejton, Prishtinë
Institucioni Financiar NOA, si një institucion në rritje të vazhdueshme dhe me fokus në zgjerimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të tij, është në kërkim të dy Analistëve Kreditorë që do t'i bashkohen ekipit tonë profesional në Prishtinë. Nëse jeni të motivuar, keni përvojë në sektorin financiar dhe dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një mjedis dinamik dhe sfidues, ju inkurajojmë të aplikoni.
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikimi i klientëve potencialë për kredi përmes promovimit të produkteve dhe shërbimeve kreditore;
- Mbledhja, analiza dhe verifikimi i informatave që lidhen me aplikuesit për kredi;
- Monitorimi i trendeve dhe zhvillimeve në treg;
- Hartimi dhe analiza e pasqyrave financiare;
- Ndërtimi dhe menaxhimi i portofolit të klientëve;
- Menaxhimi me sukses i ciklit të pagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata dhe profesionale me klientët;
- Vlerësimi i riskut të aplikimeve për kredi, duke marrë parasysh karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, faktorët sezonalë, kushtet e tregut dhe informacionet relevante të sektorit përkatës.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme;
- Minimum 3 vite përvojë pune në kreditim ose në rol të ngjashëm brenda një institucioni financiar;
- Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe prezantim;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Shkathtësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Patentë shoferi valide.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse përmes butonit "Apliko Këtu" ose në adresën elektronike:
info@noafin-ks.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Bëhuni pjesë e ekipit të NOA dhe kontribuoni në rritjen dhe suksesin e një institucioni financiar në zhvillim të vazhdueshëm
