KONKURS PUNE
Pozita: UDHËHEQËS I ZYRËS SË FATURIMIT
Kompania: Agimi Company
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pranimi dhe faturimi i porosive të ardhura nga sektori i depos, në sistemin e faturimit të kompanisë sipas nevojes.
- Lëshimi dhe përpunimi i faturave në kohë dhe me korrektësi të plotë.
Trajtimi dhe ekzekutimi i kthimeve në sistem sipas procedurave të brendshme.
Realizimi i barazimeve të urdhrave të shpërndarjes pas kthimit të dokumentacionit nga shoferët.
- Sigurimi që të gjitha procedurat tatimore dhe fiskale të respektohen për çdo faturë të lëshuar, në përputhje me rregulloret e aplikueshme.
- Arkivimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit përkatës të faturimit sipas standardeve të kompanisë.
- Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e logjistikës, shitjes dhe financës për një qarkullim të qetë dhe të dokumentuar të mallrave.
- Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore për menaxhmentin.
- Rregullimi i transaksioneve në program, në bazë të pranimit të porosive dhe pagesave nga klientët.
- Informimi i menaxhmentit për çdo parregullsi ose devijim nga procedurat e caktuara në procesin e faturimit.
- Monitorimi i Stokut përmes Prodatës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, (përparësi kanë drejtimet: Financa, Kontabilitet)
Së paku 1 vit përvojë pune në fushën e financave.
- Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të faturimit (Prodata).
Njohuri te shkelqyera te pakos Office (Excel).
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe për të punuar me kujdes ndaj detajeve.
Qka ne ofrojmë:
- Pagë konkuruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë profesionale.
Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm, përmes programeve të brendshme dhe të jashtme.
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda kompanisë.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email: hr@agimicompany.com ose permes butonit te meposhtem.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Falemnderit për interesimin tuaj!