1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Auto Mita po zgjerohet – bashkohu me ekipin tonë!

Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?
Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon një kandidat/e entuziast/e dhe të përkushtuar për pozitën e mëposhtme:

  • Finance & Rental Administrator (1 Pozitë)

Kjo pozitë ka për qëllim menaxhimin financiar dhe administrativ të shërbimeve të qirasë së automjeteve (rental), përfshirë përgatitjen e dokumentacionit, ndjekjen e pagesave dhe raportimin financiar, duke siguruar efikasitet dhe korrektësi në çdo proces.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i kontratave të qirasë dhe dokumentacionit përkatës.
  • Regjistrimi dhe ndjekja e pagesave të klientëve dhe furnitorëve.
  • Përgatitja e faturave, raporteve financiare dhe evidencave ditore.
  • Koordinimi me departamentin e financave për raportet mujore.
  • Mirëmbajtja e komunikimit me klientët për çështje administrative dhe financiare.
  • Organizimi i rezervimeve dhe planifikimi i flotës së automjeteve me qira.
  • Sigurimi që të gjitha proceset të jenë në përputhje me politikat e kompanisë dhe standardet financiare.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi, financa, administrim biznesi apo fushë të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Përdorim shumë i mirë i programeve kompjuterike (MS Office, Excel, email, etj.).
  • Obligative patent shoferi kategoria B
  • Përvojë pune në administratë, financa apo menaxhim të qirave të automjeteve përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi personal e profesional.
  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie lidere dhe me reputacion në treg.

Apliko tani!

Të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kushtet e mësipërme inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre:

përmes butonit "Apliko Këtu"
në email-in: hr@automita.com
ose përmes WhatsApp / Viber në numrin: +383 45 676 676

Afati i fundit për aplikim: 27 Shtator 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet