NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:
Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financës, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
- Kualifikim profesional si Kontabilist i Certifikuar (SCAAK, IKAF, ACCA apo certifikime të ngjashme);
- Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
- Njohuri të mirë të financave dhe kontabilitetit;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Kryen detyra komplekse kontabile dhe tatimore që mbulojnë fusha të ndryshme të veprimtarisë së Bankës.
- Përgatit, analizon dhe verifikon në mënyrë të pavarur pasqyrat financiare dhe tatimore, si dhe raportet dhe evidencat përkatëse.
- Harton dhe zhvillon në mënyrë të pavarur politika, procedura dhe udhëzime kontabile e tatimore.
- Zbaton kontrolle dytësore kontabile në përputhje me aktet e brendshme dhe procedurat e Bankës.
- Ofron këshilla profesionale lidhur me zbatimin e politikave kontabile dhe tatimore, si dhe trajtimin kontabël dhe tatimor të transaksioneve dhe ngjarjeve biznesore.
- Përgatit, analizon dhe kontrollon deklaratat, llogaritjet dhe raportet tatimore.
- Kryen dhe monitoron kontrollet primare dhe dytësore tatimore, duke siguruar pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.
- Bashkëpunon me auditorë të jashtëm, institucione shtetërore, autoritete rregullative dhe palë të tjera relevante.
- Identifikon mundësi për përmirësim dhe propozon masa për optimizimin e proceseve dhe praktikave kontabile e tatimore.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 7 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.
