
Menaxher/e i/e Dyqanit
Lokacioni: Prishtina Mall
Orari i punës: 6 ditë në javë
Për klientin tonë, jemi në kërkim të një Menaxher/e të Dyqanit, energjik/e, të organizuar dhe të orientuar drejt rezultateve, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të dyqanit, udhëheqjen e ekipit dhe kontribuimin në arritjen e objektivave të shitjes, duke siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
Përgjegjësitë kryesore
- Menaxhimi dhe koordinimi i stafit të dyqanit, përfshirë organizimin e orareve dhe ndarjen e detyrave;
- Organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të dyqanit;
- Monitorimi dhe motivimi i stafit, si dhe sigurimi i një ambienti profesional dhe bashkëpunues;
- Sigurimi i arritjes së objektivave të shitjes dhe monitorimi i performancës komerciale;
- Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimi i ankesave apo situatave të ndryshme;
- Mbikëqyrja e prezantimit, mirëmbajtjes dhe standardeve vizuale të dyqanit;
- Kontrolli i stokut, pranimi i mallrave dhe monitorimi i lëvizjes së produkteve;
- Zbatimi i procedurave dhe standardeve të kompanisë, si dhe rregullave të sigurisë dhe funksionimit të dyqanit;
- Menaxhimi i arkës, pagesave dhe dokumentacionit përkatës;
- Përgatitja e raporteve të shitjeve dhe komunikimi i rregullt me menaxhmentin;
- Trajnimi dhe integrimi i anëtarëve të rinj të ekipit;
- Menaxhimi i situatave dhe sfidave të përditshme, duke siguruar funksionim efikas të dyqanit.
Kërkesat
- Përvojë në menaxhim dyqani, shitje ose pozitë të ngjashme;
- Aftësi në menaxhimin dhe koordinimin e ekipit;
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
- Orientim drejt rezultateve dhe klientit;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime;
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze;
- Njohuri bazë të Microsoft Office.
Çfarë ofrohet?
- Pagë konkurruese;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
- Trajnime dhe mbështetje profesionale;
- Ambient profesional dhe dinamik të punës.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu". Vetëm kandidatët që janë përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
