1
PREMIUM PLUS

Menaxher i Zhvillimit të Biznesit, Përfaqësues/e Mjekësor/e

Ruaj
Redoni HM
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs 

Redoni HM është kompani që operon në sektorin farmaceutik, duke u fokusuar në importin, distribuimin dhe promovimin e produkteve farmaceutike, suplementeve ushqimore dhe produkteve para-farmaceutike. Me përvojë shumëvjeçare në treg, kompania është e përkushtuar ndaj cilësisë, inovacionit dhe ndërtimit të partneriteteve afatgjata me profesionistët shëndetësor, duke kontribuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

  • Menaxher i zhvillimit te biznesit – 1 pozite
  • Përfaqësues/e Mjekësor/e – 2 pozita

Menaxher i zhvillimit të biznesit
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Identifikimi i prodhuesëve dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit dhe partneriteteve strategjike;
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e biznesit dhe zgjerimin e portofolit të produkteve;
  • Analiza e tregut, konkurrencës dhe trendeve në sektorin farmaceutik dhe shëndetësor;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me partnerë, furnitorë dhe klientë kyç;
  • Negocimi i marrëveshjeve komerciale dhe kontratave;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut dhe menaxhmentit;
  • Monitorimi i performancës së projekteve dhe raportimi i rregullt tek menaxhmenti;
  • Pjesëmarrja në panaire, evente dhe aktivitete profesionale të industrisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Farmaci;
  • Minimum 3–5 vite përvojë pune në zhvillim biznesi, shitje strategjike ose menaxhim projektesh;
  • Njohuri të mira të tregut farmaceutik ose sektorit shëndetësor (përbën avantazh);
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, strategjike dhe negociuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter (MS Office);
  • Njohuri të gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Patentë shoferi valide – kategoria B.

Përfaqësues/e Mjekësor/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike dhe para-farmaceutike tek mjekët, farmacistët
    dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë;
  • Informimi i saktë dhe i përditësuar mbi përfitimet, përdorimin dhe karakteristikat e
    produkteve;
  • Ndërtimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me profesionistë të
    sektorit shëndetësor;
  • Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut në territorin e caktuar;
  • Monitorimi i tregut dhe raportimi i rregullt i aktiviteteve dhe rezultateve;
  • Zgjerimi i rrjetit të klientëve dhe rritja e prezencës së produkteve në treg.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme, Infermieri, etj);
  • Përvojë pune në prezantimin/promovimin e produkteve farmaceutike/parafarmaceutike
    (përbën avantazh).
  • Njohuri të mira të tregut farmaceutik;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe negociuese;
  • Njohuri të punës me kompjuter (MS Office);
  • Patentë shoferi valide – kategoria B;

Çfarë ofrohet:

  • Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë;
  • Trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim profesional;
  • Ambient profesional dhe mbështetës pune;
  • Veturë për nevoja të punës;
  • Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe dëshmit e kualifikimeve dhe poziten për të cilen aplikon në email: info@redoni-hm.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet