Konkurs
Redoni HM është kompani që operon në sektorin farmaceutik, duke u fokusuar në importin, distribuimin dhe promovimin e produkteve farmaceutike, suplementeve ushqimore dhe produkteve para-farmaceutike. Me përvojë shumëvjeçare në treg, kompania është e përkushtuar ndaj cilësisë, inovacionit dhe ndërtimit të partneriteteve afatgjata me profesionistët shëndetësor, duke kontribuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
- Menaxher i zhvillimit te biznesit – 1 pozite
- Përfaqësues/e Mjekësor/e – 2 pozita
Menaxher i zhvillimit të biznesit
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Identifikimi i prodhuesëve dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit dhe partneriteteve strategjike;
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e biznesit dhe zgjerimin e portofolit të produkteve;
- Analiza e tregut, konkurrencës dhe trendeve në sektorin farmaceutik dhe shëndetësor;
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me partnerë, furnitorë dhe klientë kyç;
- Negocimi i marrëveshjeve komerciale dhe kontratave;
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut dhe menaxhmentit;
- Monitorimi i performancës së projekteve dhe raportimi i rregullt tek menaxhmenti;
- Pjesëmarrja në panaire, evente dhe aktivitete profesionale të industrisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Farmaci;
- Minimum 3–5 vite përvojë pune në zhvillim biznesi, shitje strategjike ose menaxhim projektesh;
- Njohuri të mira të tregut farmaceutik ose sektorit shëndetësor (përbën avantazh);
- Aftësi të shkëlqyera analitike, strategjike dhe negociuese;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter (MS Office);
- Njohuri të gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Patentë shoferi valide – kategoria B.
Përfaqësues/e Mjekësor/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike dhe para-farmaceutike tek mjekët, farmacistët
dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë;
- Informimi i saktë dhe i përditësuar mbi përfitimet, përdorimin dhe karakteristikat e
produkteve;
- Ndërtimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me profesionistë të
sektorit shëndetësor;
- Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut në territorin e caktuar;
- Monitorimi i tregut dhe raportimi i rregullt i aktiviteteve dhe rezultateve;
- Zgjerimi i rrjetit të klientëve dhe rritja e prezencës së produkteve në treg.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare (Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme, Infermieri, etj);
- Përvojë pune në prezantimin/promovimin e produkteve farmaceutike/parafarmaceutike
(përbën avantazh).
- Njohuri të mira të tregut farmaceutik;
- Aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe negociuese;
- Njohuri të punës me kompjuter (MS Office);
- Patentë shoferi valide – kategoria B;
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë;
- Trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim profesional;
- Ambient profesional dhe mbështetës pune;
- Veturë për nevoja të punës;
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe dëshmit e kualifikimeve dhe poziten për të cilen aplikon në email: info@redoni-hm.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.