1

Inxhinier/e i/e Makinerisë - Termoenergjetikë, Instalues i Sistemeve HVAC

Ruaj
Termoconsing
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Termoconsing hap konkurs pune për pozitat:

  • Inxhinier/e i/e Makinerisë - Termoenergjetikë,
  • Instalues i Sistemeve HVAC

Inxhinieri/e të Makinerisë – drejtimi Termoenergjetikë

Kërkojmë një person të motivuar, të përgjegjshëm dhe të interesuar për të zhvilluar karrierën në fushën e sistemeve HVAC, ngrohjes, ftohjes dhe pompave termike.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Përgatitja dhe analizimi i zgjidhjeve teknike për sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe klimatizimit;
  • Përzgjedhja dhe dimensionimi i pajisjeve HVAC sipas kërkesave të projekteve;
  • Përgatitja e ofertave dhe dokumentacionit teknik;
  • Mbështetja teknike gjatë realizimit të projekteve;
  • Komunikimi dhe koordinimi me klientë, projektues, kontraktorë dhe partnerë;
  • Përcjellja e projekteve nga faza e ofertimit deri në realizim.
Kualifikimet:
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – drejtimi Termoenergjetikë ose drejtim i ngjashëm;
  • Njohuri të mira në sistemet HVAC;
  • Njohja e AutoCAD-it dhe programeve të tjera relevante përbën përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe për punë në ekip;
  • Përvoja paraprake në këtë fushë përbën përparësi.
Lokacioni: Prishtinë

Instalues i Sistemeve HVAC

Kërkojmë kandidat me përvojë praktike në instalimin, montimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve HVAC.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Instalimi dhe montimi i sistemeve VRF dhe pajisjeve të tjera HVAC;
  • Zbatimi i standardeve teknike dhe të sigurisë gjatë punës.
Kualifikimet:
  • Përvojë paraprake në instalimin e sistemeve HVAC;
  • Aftësi për të lexuar skema dhe udhëzime teknike;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip;
  • Patentë shoferi – përparësi.
Ne ofrojmë:
  • Punë të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe aftësive;
  • Trajnime profesionale;
  • Punë me pajisje dhe teknologji moderne HVAC;
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
Lokacioni: Prishtinë dhe terren sipas projekteve

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në info@termoconsing.com ose të na kontaktojnë në numrin e telefonit +383 44 611 094, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet