1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

CH LUCKY GLOBAL SHPALL KONKURS PUNE

Për zgjerimin e ekipit tonë, CH Lucky Global është duke pranuar aplikime për pozitat e mëposhtme:

KOORDINATORE E OPERACIONEVE / ASISTENTE ADMINISTRATIVE – FEMËR

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizimi dhe mirëmbajtja e zyrës;
  • Përcjellja dhe koordinimi i punës së korrierëve përmes sistemit;
  • Komunikimi dhe koordinimi me korrierët;
  • Përditësimi dhe kontrollimi i të dhënave në sistem;
  • Kryerja e punëve të përditshme administrative dhe organizative.

Kërkesat:

  • Njohje e mirë e gjuhës turke dhe angleze;
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë e përgjegjshme, e rregullt dhe serioze në punë;
  • Përvoja në punë administrative ose koordinim të operacioneve është përparësi.

KORRIER ME MOTOR – PATENTË A1

Kërkohen korrierë me patentë A1, të cilët mund të drejtojnë motoçikleta 125 cc.

Kërkesat:

  • Të ketë patentë të vlefshme A1;
  • Përvojë në drejtimin e motoçikletës;
  • Njohje të mirë të qytetit dhe adresave;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i rregullt në punë;
  • Të jetë i gatshëm për orar dinamik dhe fleksibil të punës.

KORRIER ME MOTOR – PATENTË B

Kërkohen korrierë me patentë B, të cilët mund të drejtojnë motoçikleta deri në 49 cc.

Kërkesat:

  • Të ketë patentë të vlefshme të kategorisë B;
  • Përvoja në drejtimin e motoçikletës është përparësi;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i rregullt;
  • Njohje e mirë e qytetit dhe adresave;
  • Të përshtatet me një ambient dinamik pune.

KORRIER ME AUTOMJET PERSONAL

Kërkohen persona që posedojnë automjetin e tyre dhe dëshirojnë të punojnë si korrierë në shpërndarje.

Kërkesat:

  • Të ketë patentë të vlefshme të vozitjes;
  • Të posedojë automjet personal, të rregullt dhe funksional;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i rregullt në punë;
  • Njohje e mirë e qytetit dhe adresave;
  • Aftësi për komunikim korrekt dhe profesional me klientët;
  • Të jetë i gatshëm për orar fleksibil të punës.

ÇFARË OFROJMË PËR PUNËTORËT TANË?

  • Kushte të mira dhe të rregullta pune;
  • Ambient profesional dhe miqësor;
  • Pagë konkurruese, në varësi të pozitës dhe performancës;
  • Mundësi pagese çdo 15 ditë ose një herë në muaj;
  • Orar fleksibil të punës;
  • Mundësi për punë afatgjatë dhe stabile;
  • Mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga ekipi.

Kontakt: +383 49 778 333
E-mail: chluckygloball@gmail.com

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes numrit tonë të telefonit ose përmes e-mailit.

CH LUCKY GLOBAL
Ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet