1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje Pune – Depoist

 AutoPjesë PARTNER operon prej më shumë se 20 vitesh. Me 29 filiale dhe mbi 150 kolegë, jemi kompania e vetme në rajon me prezencë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Magazina jonë qendrore është e pajisur me teknologji moderne që e bën punën më të lehtë. Ekipi ynë i magazinës është përgjegjës për furnizimin e rregullt të të gjitha filialeve tona.

Ne ofrojmë kushte pune mbi standardin e tregut, duke përfshirë:

  • Orari i punës standard ose part time
  • Pagë mbi mesatare sipas përvojës
  • Sigurim shëndetësor 24/7
  • Pajisje moderne që e lehtësojnë punën në depo
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional

Detyrat:

  • Pranimi dhe sistemimi i mallrave në rafte.
  • Përgatitja e porosive për filiale dhe klientë
  • Kontrollimi i sasisë së produkteve gjatë pranimit dhe dërgimit
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e rregullit në hapësirat e magazinës

Apliko online duke klikuar: https://forms.gle/erxSuHyd4GWpfcNE7

ose Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën: karriera@autopjesepartner.com apo permes butonit te meposhtem

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet