Punëtor në Depo
Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
Pozita: Punëtor në depo
Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Palimi i mallrave si dhe mirëmbajtja e pastërtisë sipas standardeve.
- Përgatitja dhe kompletimi i porosive sipas fletëporosisë për dorëzim ose pranim.
- Renditjen dhe palimin e stokut
- Zbaton detyrat ditore dhe bashkëpunon me mbikëqyrësin që ato të kryhen në mënyrë efikase.
- Punë tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit.
Kualifikimet Profesionale
- Shkollimi i mesëm
- I/e motivuar dhe ambicioz/e
- I përshtatshem në punë ekipore
- Aftësi të punës nën stres dhe afate kohore
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike përmes butonit të mëposhtëm ose në këtë adresë: Burimet.Njerezore@meridian-ks.com
Konkursi qëndron i hapur prej datës 5 Tetor, 2026 deri më 5 Nëntor, 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
