KONKURS PUNE – HOUSEKEEPING
Fly Inn Hotel, me lokacion në Vragoli, Fushë Kosovë, hap konkurs për pozitën:
- PUNËTORE PËR HOUSEKEEPING / MIRËMBAJTJE
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e përditshme e dhomave të hotelit;
- Pastrimi dhe dezinfektimi i banjove dhe hapësirave të dhomave;
- Kontrollimi i gjendjes së përgjithshme të dhomave para dhe pas përfundimit të pastrimit;
- Sigurimi që çdo dhomë të jetë e pastër, e rregullt dhe e gatshme për mysafirët;
- Raportimi i menjëhershëm i çdo dëmtimi, defekti apo mungese të pajisjeve në dhoma;
- Menaxhimi dhe përgjegjësia e plotë për minibaret e të gjitha dhomave;
- Kontrollimi i minibarit në çdo dhomë gjatë pastrimit dhe pas check-out-it;
- Kontrollimi i produkteve të konsumuara nga mysafirët dhe evidentimi i saktë i tyre;
- Rimbushja e minibarëve sipas standardit të hotelit;
- Kontrolli i afateve të produkteve dhe largimi i produkteve të dëmtuara ose të skaduara;
- Mbajtja e evidencës së stokut të minibarit dhe raportimi i mungesave;
- Raportimi tek recepsioni/menaxhmenti për çdo konsum të minibarit që duhet të faturohet;
- Përgjegjësia për saktësinë e kontrollit të minibarit dhe raportimit të konsumit;
- Mirëmbajtja e rregullit dhe pastërtisë në hapësirat e dedikuara për housekeeping;
- Bashkëpunimi me recepsionin dhe departamentet e tjera të hotelit;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionimin e departamentit të housekeeping.
Kërkesat:
- Përvojë paraprake në housekeeping ose sektorin hotelier është përparësi;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe seriozitet në punë;
- Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe standardeve të higjienës;
- Aftësi për të punuar në ekip;
- Organizim dhe menaxhim i mirë i detyrave;
- Fleksibilitet për punë me ndërrime;
- Përvoja në menaxhimin e minibarëve është përparësi.
Çfarë ofron Fly Inn Hotel:
- Punë në ambient profesional dhe modern;
- Kontratë pune dhe kushte të rregullta;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient korrekt dhe bashkëpunues pune.
Lokacioni: Fly Inn Hotel, Vragoli, Fushë Kosovë
Orari: 40 orë në javë, me 2 ditë pushim në javë.
Të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në email flyinnhotelks@gmail.com ose duke kontaktuar drejtpërdrejt 048755155 apo permes butonit te meposhtem
