ASHA po kërkon: Print Officer
ASHA është në kërkim të një personi të përgjegjshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar Departamentit të Printit, i cili do të angazhohet në përgatitjen, prodhimin dhe montimin e materialeve të ndryshme reklamuese.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë paraprake në shtypin digjital dhe përgatitjen e materialeve për printim.
- Njohuri dhe përvojë në brendimin e materialeve reklamuese, përfshirë vendosjen e folieve PVC në xhama, vetura, cerada dhe sipërfaqe të tjera.
- Aftësi praktike në proceset e prodhimit dhe finalizimit të materialeve, si prerja, montimi, paketimi dhe përgatitja për dorëzim.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
Nëse ke përvojë në print dhe dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit tonë, apliko tani!
Dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në email: info@ashagraphics.com :
