1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Princeton kërkon Fotograf/e – Apliko tani!

Ke sy për detajet? Ke aparatin tënd?  Di ta kthesh një moment të thjeshtë në një fotografi profesionale? 

Princeton School of Prishtina po kërkon FOTOGRAF/E për të dokumentuar jetën dinamike të shkollës – eventet, aktivitetet, emocionet dhe të gjitha momentet që e bëjnë çdo ditë unike. 

Po kërkojmë dikë që:

  • Ka pasion për fotografinë dhe kreativitetin;
  • Ka pajisje personale për fotografim;
  • Ka njohuri bazike në përpunimin e fotografive;
  • Është i/e përgjegjshëm/me dhe fleksibil/e për angazhim sipas eventeve;
  • Di të kapë natyrshëm njerëzit, atmosferën dhe emocionet.

Përvoja profesionale është përparësi, por jo domosdoshmëri!

  • Nëse ke talent, ide dhe dëshirë për t’u zhvilluar, duam të të njohim. Mirëpresim veçanërisht edhe talentet e reja që duan të ndërtojnë portfolio dhe përvojë profesionale.

Kjo mund të jetë mundësia që po kërkon.

APLIKO TANI!
Na dërgo një prezantim të shkurtër dhe portfolio-n tënde në info@princetonprishtina.school ose apliko përmes butonit “Apliko këtu”.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet