1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për zgjerimin dhe forcimin e ektipit tonë menaxherial, jemi në kërkim të profesionistëve të motivuar dhe me përvojë për pozitën:

  • Zyrtar i Marketingut Tregtar

Qëllimi i Pozicionit

Zyrtari i Marketingut Tregtar është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut që synojnë rritjen e shitjeve, promovimin e produkteve/shërbimeve dhe forcimin e prezencës së kompanisë në treg.Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Kontribuon në zbatimin e strategjive të marketingut.
  • Mbështet menaxherin e marketingut në organizimin dhe funksionimin e departamentit.
  • Organizon dhe merr pjesë në aktivitete dhe evente të marketingut për rritjen e ndërgjegjësimit për markën.
  • Planifikon kampanja reklamuese dhe promocionale në media të ndryshme (sociale, të shkruara etj.).
  • Bashkëpunon me partnerë dhe furnitorë për realizimin e aktiviteteve dhe promovimin e kompanisë.
  • Ndjek realizimin e aktiviteteve dhe vlerëson rezultatet e tyre.
  • Përgatit përmbajtje për materialet e marketingut dhe koordinon publikimin e tyre.
  • Kryen hulumtime të tregut për identifikimin e mundësive të reja për promovim dhe rritje.
  • Bashkëpunon në përgatitjen e buxheteve dhe monitorimin e shpenzimeve.

Kualifikimet

  • Përvojë pune në marketing ose në pozitë të ngjashme 3-5 vite.
  • Njohuri të mira të teknikave dhe parimeve të marketingut.
  • Njohuri në hulumtimin e tregut, analizën e të dhënave dhe statistikave.
  • Njohuri shumë të mira të MS Office dhe programeve të marketingut/CRM.
  • Njohuri të mira të rrjeteve sociale dhe analizës së të dhënave online.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe për menaxhim të disa detyrave njëkohësisht.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Kreativitet dhe orientim komercial.
  • Aftësi për punë në ekip dhe qasje të orientuar ndaj klientit.
  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e kërkuara ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: career@premiumbakery.net. Në subjektin e e-mailit, kandidatët duhet të specifikojnë qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes telefonit dhe do të ftohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 11.08.2026 deri më 31.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet