
KONKURS PUNEKontabiliste e brendshem / Zyrtare FinanciareDetyrat:
- Kontrollimi i faturave hyrëse
- Kontrollimi i faturave dalëse
- Regjistrimi i faturave në sistem
- Kontrollimi i bankës dhe transaksioneve
- Përgatitja/kontrollimi i pagesave
- Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve
- Rakordimi bankar
- Përgatitja e raporteve financiare
- Arkivimi i dokumenteve financiare
- Raportimi te menaxhmenti
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune është përparësi .
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri bazë të programeve financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe numerike.
- Përgjegjësi, saktësi dhe aftësi për të respektuar afatet.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Mirëmbajtëse (Asistente e Shërbimit dhe Mirëmbajtjes)
- Të kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e zyrave dhe hapësirave të përbashkëta.
- Të pastrojë dhe dezinfektojë sipas nevojës hapësirat e përcaktuara.
- Të kujdeset për pastërtinë e tavolinave, karrigeve dhe pajisjeve të zyrës.
- Të kontrollojë rregullisht tualetet dhe hapësirat e përbashkëta.
- Të sigurohet që të ketë gjithmonë materiale higjienike të mjaftueshme.
- Të mirëpresë klientët me korrektësi dhe profesionalizëm.
- Të ofrojë ujë, kafe, çaj ose pije të tjera sipas nevojës.
- Të mbajë ambientet të rregulluara gjatë gjithë orarit të punës.
- Të kontrollojë vazhdimisht recepsionin, sallat e pritjes dhe hapësirat e përbashkëta.
Përparësi kanë personat që flasin gjuhën Turke!049616646Acegroupshpk@gmail.com