1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Ekspert Auditor i Teknologjisë së Informacionit (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative ose fusha tjera relevante; 
  • Preferohet së paku 3 vite përvojë punë në banka apo në institucione tjera financiare;
  • Preferohet të ketë certifikime ndërkombëtare në fushën e auditimeve të TI-së (CISA, pakete ISO/IEC 27000 – Internal apo Lead auditor, ISO 19011:2018, etj.);
  • Njohuri nga auditimi i sistemeve të informacionit (qeverisja në TI dhe menaxhimi i TI-së/COBIT);
  • Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit dhe menaxhimit të të dhënave;
  • Njohuri të standardeve ISO, NIST, FFIEC;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe në të shkruar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zhvillimi dhe zbatimi i parimeve profesionale dhe standardeve të auditimit të brendshëm.
  • Planifikimi i përgjithshëm i auditimeve në fushën e IT-së.
  • Menaxhimi i kryerjes së auditimeve në fushën e IT-së.
  • Monitorimi i zbatimit të rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimit.
  • Këshillimi i menaxhmentit dhe i punonjësve.
  • Kryerja e detyrave më komplekse profesionale dhe organizative.
  • Koordinimi dhe menaxhimi i ekipeve.
  • Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve.
  • Mentorimi dhe transferimi i njohurive.
  • Koordinimi, mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të punës.
  • Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 14 gusht 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet