Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs për
Udhëheqës/e Departamenti
(orar i plotë/ 40 orë në javë)Fillimi i punës përgjatë muajit Shtator 2026
Kush jemi ne?
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson mbi 200 kompani anëtare, të cilat në total punësojnë mbi 40,000 punonjës. OEGJK këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjërë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënësë OEGJK qëndron në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.
Për të avancuar këtë mision, ne po kërkojmë një profesionist/e me përvojë dhe vizion strategjik që t’i bashkohet ekipit tonë si Udhëheqës/e Departamenti. Kjo pozitë ofron mundësinë për të udhëhequr dhe zhvilluar më tej aktivitetet e Departamentit për Hyrje në Treg dhe Zhvillim Biznesi, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e komunitetit të biznesit gjermano-kosovar.
Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar është kriter i domosdoshëm për këtë pozitë, duke marrë parasysh natyrën e rolit dhe komunikimin e rregullt me kompani, institucione dhe akterë të biznesit në Gjermani.
ÇFARË DO TË BËNI ÇDO DITË?
ÇFARË TË BËN TY NJË SUPER KANDIDAT/E?
ÇFARË OFROJMË NE:
ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE:
Instruksionet për aplikim
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, ju lutemi të dërgoni CV-në, Letrën Motivuese dhe dy referenca, përmes butonit "Apliko Këtu" deri më 18/08/2026. Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike! Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-në për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni! Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.