Review Lab po kërkon Social Media Manager!
Po kërkojmë një person kreativ dhe të organizuar për menaxhimin e rrjeteve sociale të klientëve tanë në Gjermani.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i profileve në Instagram dhe Facebook
- Planifikimi dhe krijimi i përmbajtjes mujore
- Dizajnimi i postimeve dhe story-ve
- Shkrimi i teksteve për rrjete sociale
- Komunikimi dhe koordinimi me klientët
- Përcjellja e rezultateve dhe performancës së përmbajtjes
Çfarë kërkojmë:
- Përvojë në Social Media Management
- Aftësi të mira në dizajnimin e postimeve
- Njohuri në Canva, Photoshop ose programe të ngjashme
- Kreativitet, përgjegjësi dhe respektim të afateve
- Njohja e gjuhës angleze dhe gjermane është e nevojshme
Për të aplikuar, na dërgoni CV-në dhe disa shembuj të punës ose portfolio-n tuaj në: info@lab4review.com / 044 766 331
Bëhu pjesë e ekipit të Review Lab!