1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë 3 Teknolog/e Ushqimor të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.

Pozitat

  • 1 Teknolog/e për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave 
  • 1 Teknolog/e Për Përpunimin e Brumit 
  • 1 Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit

Vendi i punës: Mitrovicë

1.Teknolog/e Për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Mbikëqyr procesin e përpunimit dhe paketimit të sallatave.
  • Siguron zbatimin e standardeve të cilësisë dhe higjienës gjatë procesit të prodhimit.
  • Monitoron cilësinë e lëndës së parë dhe produktit final.
  • Raporton çdo parregullsi gjatë procesit të prodhimit.
  • Bashkëpunon me ekipin e prodhimit për të siguruar efikasitet dhe cilësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në këtë drejtim.
  • Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Aftësi organizative dhe punë në ekip.

2. Teknolog/e për Përpunimin e Brumit

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Mbikëqyr procesin e përgatitjes dhe përpunimit të brumit.
  • Siguron cilësinë e produktit dhe respektimin e procedurave të prodhimit.
  • Kontrollon parametrat e procesit të prodhimit.
  • Monitoron cilësinë e lëndëve të para dhe produktit final.
  • Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e procesit të prodhimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë në industrinë ushqimore.
  • Njohuri mbi proceset e prodhimit të brumit.
  • Përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip.

3. Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe zbaton sistemet e sigurisë së ushqimit.
  • Siguron përputhshmërinë me standardet ISO 22000 dhe HACCP.
  • Monitoron dokumentacionin dhe zbatimin e procedurave të sigurisë ushqimore.
  • Kryen kontrolle të brendshme dhe raporton mospërputhjet.
  • Trajnon stafin lidhur me higjienën dhe sigurinë ushqimore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri të mira mbi standardet ISO 22000 dhe HACCP.
  • Përvojë në menaxhimin e sistemeve të cilësisë.
  • Aftësi analitike, organizative dhe komunikuese.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar që posedojnë kualifikimet e duhura dhe specifikimet personale të përmendura më sipër mund të aplikojnë duke dërguar CV në emailin: hr@goldenmix-ks.com nga data: 01/08/2026 deri më datën: 15/08/2026 në orën 23:59. Aplikacionet pas afatit të përcaktuar në konkurs, nuk do të merren në konsideratë.

Mundësi të barabarta punësimi

- Golden Mix është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes:

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

Shënim:

*Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

 

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet