Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
Pozita: Përgjegjës/e Ndërrimi në Dyqani
Vendodhja: Lipjan & Podujevë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet ditore të sektoreve në dyqan, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
- Mbështet ekipin në realizimin e objektivave të shitjes dhe monitoron performancën ditore të sektoreve.
- Organizon dhe motivon ekipin gjatë ndërrimit për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.
- Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit profesional dhe zgjidhjes efikase të situatave apo ankesave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në fushë relevante ose në përfundim të studimeve.
- Minimum 3 vite përvojë pune në shitje ose pozita të ngjashme.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim.
- Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punë efikase nën presion.
- Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të lartë profesional.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Trajnim të vazhdueshëm
- Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com
Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: 11.08.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
