1
ULTRA

Mjeshtër për Prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Alumini dhe PVC-ja

Ruaj
Wintech
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Mjeshtër për Prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Alumini dhe PVC-ja

Wintech SHPK shpall konkurs për pranimin e Mjeshtër për Prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Alumini dhe PVC-ja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prodhimi i dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC-ja sipas dokumentacionit teknik.
  • Operimi me makineritë e prodhimit.
  • Montimi i aksesorëve dhe përgatitja e elementeve për procesin e prodhimit.
  • Kontrolli i cilësisë së produkteve gjatë gjithë procesit të prodhimit.
  • Respektimi i standardeve të cilësisë, procedurave të punës dhe rregullave të sigurisë.
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e planit të prodhimit.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe/ose PVC-ja.
  • Njohuri në përdorimin e makinerive të prodhimit.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për punë në ekip.
  • Njohja e vizatimeve teknike përbën përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Kushte moderne pune.
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.

Vendi i punës: Parku i Biznesit, Drenas

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në office@wintech-va.com ose të kontaktojnë në numrin +383 49 120 021 për informata shtesë.

Afati i aplikimit: Deri më 15.08.2026.

Bëhu pjesë e ekipit të Wintech SHPK!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet