Konkurs për Edukatore
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bashkëpunim i ngushtë me stafin edukativ dhe administrativ të Kopshtit AMA.
- Punë e afërt me fëmijët.
- Qasje pozitive ndaj fëmijëve dhe ofrim i përkrahjes emocionale.
- Organizimi i materialeve dhe pajisjeve të përdorura sipas metodologjisë Montessori.
- Përdorimi i aktiviteteve të ndryshme, si këndimi, rrëfimi, lojërat e strukturuara, arti dhe aktivitetet jashtë klasës, për stimulimin dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve.
- Monitorim i rregullt i përparimit të çdo fëmije.
- Angazhim sipas standardeve të të mësuarit të përcaktuara nga Kopshti AMA, me vëmendje të veçantë ndaj rregullave të sigurisë.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
- Të kenë të përfunduara studimet në fushën e edukimit, psikologjisë ose sociologjisë.
- Njohuri të shkëlqyera mbi zhvillimin fiziologjik dhe emocional të fëmijëve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi; njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
- Përvoja e punës është e preferueshme.
- Aftësi kreative në krijimin dhe zhvillimin e procesit mësimor.
- Gatishmëri për të ndjekur trendet dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e edukimit.
Procesi i aplikimit
Për të aplikuar për këtë pozitë, dërgoni CV-në dhe Letrën e Motivimit në adresën elektronike:
info@amawonder.com
Afati i fundit për aplikim është: 09 Gusht 2026.
Jemi entuziastë të mësojmë më shumë për ju!