Në Prishtinën e Re, në Rrugën Behar Begolli, gjegjësisht në kompleksin Linda Premium Residence, është në proces të hapjes kopshti më i ri për fëmijë, me një ambient modern dhe në përputhje të plotë me standardet e zbatueshme. Prandaj, po shpallim këtë:
KONKURS
Pozita: Edukatore (2 vende pune)
Kriteret e kualifikimit:
- Fakulteti i Edukimit (Dega Parashkollore / Fillore);
- Shkolla e Lartë Pedagogjike;
- Fakulteti i Filozofisë (Dega e Pedagogjisë së Përgjithshme);
- Fakulteti i Shkencave Sociale;
- Apo shkollim tjetër ekuivalent i përshtatshëm për punë me fëmijë në kopsht sipas kritereve të zbatueshme të licencimit nga autoriteti përkatës;
Aftësitë e kërkuara:
- Përkushtim, durim dhe dashuri për punën me fëmijë;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Gatishmëri për punë në ekip dhe organizim të aktiviteteve ditore;
- Njohuri dhe gatishmëri për përfshirje në përgatitjen dhe zbatimin kurrikulave.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese në treg;
- Ambient modern pune, të sigurt dhe me kushte të shkëlqyera;
- Ekip mbështetës dhe mundësi për zhvillim profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe dokumentet e kualifikimit përmes e-mailit: valon.hasani@yahoo.com, me titull: Aplikim për Pozitën Edukatore
Afati i aplikimit: Deri më 12.08.2026