1
ULTRA

Arkitekt/e, Menaxher i Projekteve & Koordinator i Dizajnit

Ruaj
Arteform
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
ARTEFORM - Marka jonë e mobiljeve ka krijuar projekte të bukura dhe funksionale që i kanë rezistuar kohës. Jemi të specializuar në dizajnimin dhe prodhimin e dhomave të ndejës, kuzhinave, dyerve, shkallëve, dhomave të gjumit etj.
 
Shpallim konkurs për këto vende të punës:
  • Arkitekt/e | 2 pozita
  • Menaxher i projekteve | 1 pozitë
  • Kordinator i dizajnit   | 1 pozitë
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

Arkitekt/e (2 pozita)

Përgjegjësitë:
  • Përpunimi i vizatimeve teknike dhe modeleve 3D sipas udhëzimeve
  • Përgatitja e skemave teknike për procesin e prodhimit në fabrikë
  • Mbështetje teknike për ekipet e dizajnit, prodhimit dhe montimit
Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Arkitekturë ose Dizajn Interieri (pranohen edhe kandidatët e rinj/junior)
  • Njohuri shumë të mira të softuerëve SketchUp dhe Corpus (përvoja është përparësi)
  • Vëmendje ndaj detajeve, precizitet dhe dëshirë për tu zhvilluar profesionalisht

Menaxher i projekteve (1 pozitë)

Përgjegjësitë:
  • Realizimi i matjeve të sakta në teren
  • Përcjellja e procesit të prodhimit hap pas hapi brenda fabrikës
  • Kordinimi i transportit dhe monitorimi i procesit të montimit te klienti
  • Menaxhimi i afateve të dorëzimit të projekteve dhe kontrolli i cilësisë përfundimtare
Kërkesat:
  • Përvojë pune në menaxhim të projekteve të arkitekturës dhe prodhimit
  • Posedimi i lejes së ngasjes (Kategoria B) - e domosdoshme
  • Aftësi shumë të mira organizative, udhëheqëse dhe komunikuese

Kordinator i dizajnit (1 pozitë)
Përgjegjësitë:
  • Komunikim proaktiv me arkitektët e jashtëm për specifikim me kohë të dizajnit, koncepteve dhe teknikave të punës
  • Takime me klientë për prezantim të ideve, konsultime dhe përzgjedhje të materialeve
  • Zgjidhja e paqartësive teknike mes projektit ideor dhe mundësive të prodhimit
Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Arkitekturë apo Dizajn Interieri
  • Përvojë pune në projektim dhe koordinim projektesh interieri 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe zgjidhje të shpejtë të problemeve  

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune në një fabrikë me teknologji bashkëkohore të prodhimit të mobilieve
  • Përfshirje në të gjithë ciklin e një projekti (nga ideja, prodhimi e deri te montimi)
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë 
  • Kushte konkurruese dhe mjedis motivues pune     
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit lutemi të na kontaktojnë përmes numrit të telefonit +38345408408 ose e-mail info@arteform.biz
 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet