KONKURS PUNE
BINNI SHPK shpall konkurs për pozitën:
Arkitekt/e – Showroom
Lokacioni: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, Km 8, Llapnasell
Përshkrimi i pozitës
BINNI SHPK është në kërkim të një arkitekti/eje kreativ/e dhe të komunikueshëm/me, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për këshillimin e klientëve në showroom, prezantimin profesional të produkteve dhe zhvillimin e zgjidhjeve të dizajnit sipas kërkesave të tyre.
Përgjegjësitë kryesore
- Mirëpritja dhe komunikimi profesional me klientët në showroom.
- Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i këshillimit profesional.
- Hartimi i konceptit dhe dizajnit të projekteve sipas kërkesave të klientëve.
- Përgatitja e vizualizimeve dhe dokumentacionit teknik.
- Marrja, analizimi dhe zhvillimi i projekteve të jashtme.
- Përgatitja e projekteve për procesin e prodhimit.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e prodhimit dhe departamentet tjera për realizimin e projekteve.
- Ndjekja e projekteve deri në përfundimin e tyre dhe sigurimi i cilësisë së zgjidhjeve të ofruara.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë në Arkitekturë ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në arkitekturë, dizajn interieri ose dizajn mobiliesh.
- Përvojë në shitje dhe këshillim të klientëve përbën avantazh.
- Përvojë në zhvillimin e projekteve dhe përgatitjen e tyre për prodhim.
- Njohuri të programeve profesionale si AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit ose programe të ngjashme.
- Njohuri të Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
- Kreativitet, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Aftësi për organizimin dhe menaxhimin e disa projekteve njëkohësisht.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.
- Ambient modern dhe profesional pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Pjesëmarrje në projekte interesante dhe bashkëkohore.
- Mbështetje nga një ekip profesional dhe dinamik.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe, nëse disponojnë, portofolin e projekteve, në adresën recepcioni.prishtine@binni.biz
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
