1
PREMIUM PLUS

Content Creator për Fitnes

Ruaj
ORA1 Marketing Agency
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kërkohet Content Creator për Fitnes!

A e do palestrën? Të pëlqen të krijosh video dhe të jesh para kamerës? Atëherë kjo mund të jetë mundësia ideale për ty.

Klienti ynë, një palestër moderne në Gjilan, është në kërkim të një vajze energjike dhe kreative që do të jetë fytyra e përmbajtjes në rrjetet sociale.

Çfarë do të bësh?

  • Të krijosh video kreative për TikTok, Instagram Reels dhe platforma të tjera.
  • Të prezantosh ushtrime, këshilla për fitnes dhe atmosferën e palestrës.
  • Të ndjekësh trendet e rrjeteve sociale dhe t'i shndërrosh ato në përmbajtje kreative.
  • Të flasësh para kamerës me vetëbesim dhe energji pozitive.
  • Të bashkëpunosh me ekipin e marketingut për të zhvilluar ide dhe përmbajtje të reja.

Çfarë kërkojmë?

  • Pasion për sportin dhe fitnesin.
  • Të ndihesh rehat para kamerës.
  • Të komunikosh mirë dhe të kesh energji pozitive.
  • Të jesh kreative, e motivuar dhe me dëshirë për të mësuar.
  • Të jesh aktive në rrjetet sociale (është avantazh).
  • Të jesh me vendbanim në Gjilan (është avantazh).

Nuk kërkohet përvojë pune. Nëse ke pasion për fitnesin, të pëlqen të komunikosh dhe je e gatshme të mësosh, kjo është një mundësi ideale për të fituar përvojë dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.

Çfarë ofrohet?

  • Mundësi për të punuar në një nga palestrat më moderne në qytet.
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
  • Ambient kreativ ku idetë e tua vlerësohen.
  • Ekip i ri, energjik dhe mbështetës.
  •  Mundësi për të ndërtuar profilin tënd si krijuese e përmbajtjes në fushën e fitnesit.

Je e interesuar? Dërgo CV-në tënde në info@ora1.eu, së bashku me profilet e tua në rrjetet sociale ose disa video që të përfaqësojnë më së miri.

Apliko sot dhe ktheje pasionin tënd për fitnesin në një karrierë!


Fitness Content Creator Wanted!

Do you love working out? Do you enjoy creating videos and being in front of the camera? Then this could be the perfect opportunity for you.

Our client, a modern gym in Gjilan, is looking for an energetic and creative woman to become the face of its social media content.

What You'll Do

  • Create engaging videos for TikTok, Instagram Reels, and other social media platforms.
  • Showcase workouts, fitness tips, and the gym's atmosphere.
  • Stay up to date with social media trends and turn them into creative content.
  • Speak confidently on camera with enthusiasm and positive energy.
  • Collaborate with the marketing team to develop fresh content ideas.

What We're Looking For

  • A passion for sports and fitness.
  • Comfortable speaking and appearing on camera.
  • Strong communication skills and a positive attitude.
  • Creative, motivated, and eager to learn.
  • Active on social media (this is a plus).
  • Based in Gjilan (this is a plus).

No previous work experience is required. If you're passionate about fitness, enjoy communicating with people, and are willing to learn, this is a great opportunity to grow and gain experience.

What We Offer

  • The opportunity to work in one of the most modern gyms in the city.
  • Personal and professional growth opportunities.
  • A creative environment where your ideas are valued.
  • A young, energetic, and supportive team.
  • The chance to build your personal brand as a fitness content creator.

Interested? Send your CV at info@ora1.eu along with your social media profiles or a few videos that best represent your personality and creativity.

Apply today and turn your passion for fitness into a career.



KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet