SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
Pozita
Dy (2) Agjentë për Pranim dhe Dorëzim të Veturave (Rent a Car)
Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"
Orari i punës
- 6 ditë në javë
- Dy ndërrime: 08:00 – 16:00 dhe 16:00 – 24:00
Përgjegjësitë
Si Agjent për Pranim dhe Dorëzim të Veturave, do të jeni përgjegjës për:
- Dorëzimin e veturave te klientët, prezantimin e automjetit dhe evidentimin e çdo dëmtimi ekzistues para dorëzimit.
- Pranimin e veturave pas kthimit dhe inspektimin e tyre për dëmtime eventuale.
- Kontrollimin e pastërtisë së automjeteve pas çdo përdorimi, duke siguruar që asnjë veturë të mos dorëzohet pa kaluar procesin e pastrimit dhe kontrollit të cilësisë.
- Kontrollimin dhe testimin bazik të automjeteve për probleme eventuale mekanike, duke siguruar që ato të jenë në gjendje të rregullt teknike dhe të sigurta për klientët.
- Raportimin e çdo dëmtimi ose parregullsie tek përgjegjësi i flotës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Njohuri bazike të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Aftësi për t'u përballur me kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
- Përgjegjësi, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Patentë shoferi e kategorisë B (e obligueshme).
- Përvoja e mëparshme në një pozitë të ngjashme përbën përparësi.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
info@hertzkosovo.com
