1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni: Qagllavicë, Prishtinë
Pozita e punës: Ndihmës Deposit

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Pranon, shkarkon dhe sistemon mallrat në depo;
  • Ndihmon për përgatitjen dhe paketimin e porosive;
  • Asiston në sistemimin e produkteve në rafte;
  • Kujdeset dhe mirëmbanë ambientin e punës;
  • Bashkëpunon me depoistin dhe ekipin për realizimin e detyrave ditore;
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit.

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar së paku arsimin e mesëm;
  • Përvojë pune e mëparshme në depo ose të ngjashme, përbën përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet;
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe organizim i mirë në punë;
  • Gatishmëri për të punuar në ambiente dinamike.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tone: hr@mokne.com ose duke aplikuar përmes butonit ‘’Apliko këtu’’.

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

  • Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.
    Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
  • Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
  • Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
  • Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet