DEPOIST I SEKTORIT TË PVC-së
Qëllimi i pozitës
Depoisti është përgjegjës për pranimin, ruajtjen, organizimin dhe shpërndarjen e materialeve në depo, si dhe për regjistrimin e të gjitha lëvizjeve të materialeve në sistemin për menaxhimin e stokut. Ai siguron që materialet të ngarkohen dhe të shkarkohen në sistem sipas projekteve dhe sipas njësive të prodhuara, duke garantuar saktësinë e stokut, gjurmueshmërinë e materialeve dhe evidencën e saktë të kostove të prodhimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhon aktivitetet ditore të depos dhe është përgjegjës për administrimin e stokut fizik dhe elektronik.
- Pranon materialet nga furnitorët, kontrollon sasinë, cilësinë dhe gjendjen e tyre sipas dokumentacionit përcjellës.
- Regjistron në të gjitha hyrjet, daljet, transferimet dhe lëvizjet e materialeve në kohë reale.
- Organizon dhe sistemon materialet në depo sipas llojit, dimensioneve dhe lokacioneve të magazinimit.
- Përgatit materialet për prodhim sipas urdhrave të punës dhe projekteve.
- Bën shkarkimin e materialeve në sistemin për menaxhimin e stokut sipas secilit projekt, duke siguruar që çdo material i përdorur të evidentohet në projektin përkatës.
- Regjistron në sistemin për menaxhimin e stokut konsumin e materialeve sipas njësive të prodhuara (dritare, dyer, elemente të tjera), duke siguruar llogaritjen e saktë të kostos së prodhimit.
- Kontrollon përputhshmërinë ndërmjet materialeve të lëshuara nga depoja dhe materialeve të konsumuar në prodhim.
- Bashkëpunon me Koordinatorin e Prodhimit dhe Menaxherët e Projekteve për të siguruar furnizimin në kohë të linjave të prodhimit.
- Monitoron stokun minimal dhe maksimal dhe përgatit kërkesat për furnizim kur niveli i materialeve bie nën kufijtë e përcaktuar.
- Kryen inventarizime periodike dhe vjetore, analizon diferencat ndërmjet stokut fizik dhe atij në sistemin për menaxhimin e stokut, si dhe propozon masa korrigjuese.
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e stokut, konsumin e materialeve dhe diferencat eventuale.
- Siguron ruajtjen e profileve PVC, përforcimeve të çelikut, xhamit, aksesorëve dhe materialeve të tjera sipas standardeve të kompanisë.
- Zbaton procedurat e sigurisë në punë dhe mban deponë të pastër, të rregullt dhe funksionale.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Prodhimit ose Menaxhmentit.
Përgjegjësitë Kryesore
Depoisti është përgjegjës për:
- Saktësinë e stokut fizik dhe elektronik në sistemin për menaxhimin e stokut.
- Regjistrimin korrekt të hyrje-daljeve të materialeve.
- Shkarkimin e materialeve sipas projekteve në sistemin për menaxhimin e stokut.
- Evidentimin e konsumit të materialeve sipas njësive të prodhuara.
- Përputhshmërinë ndërmjet stokut fizik dhe atij në sistem.
- Organizimin dhe ruajtjen e materialeve në depo.
- Sigurimin e furnizimit të pandërprerë të sektorit të prodhimit.
- Raportimin në kohë të mungesave, dëmtimeve dhe mospërputhjeve të stokut.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email: office@wintech-va.com ose tel: +383 49 120 021