1
ULTRA

Depoist i Sektorit të PVC-së

Ruaj
Wintech
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

DEPOIST I SEKTORIT TË PVC-së

Qëllimi i pozitës
Depoisti është përgjegjës për pranimin, ruajtjen, organizimin dhe shpërndarjen e materialeve në depo, si dhe për regjistrimin e të gjitha lëvizjeve të materialeve në sistemin për menaxhimin e stokut. Ai siguron që materialet të ngarkohen dhe të shkarkohen në sistem sipas projekteve dhe sipas njësive të prodhuara, duke garantuar saktësinë e stokut, gjurmueshmërinë e materialeve dhe evidencën e saktë të kostove të prodhimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  •  Menaxhon aktivitetet ditore të depos dhe është përgjegjës për administrimin e stokut fizik dhe elektronik.
  •  Pranon materialet nga furnitorët, kontrollon sasinë, cilësinë dhe gjendjen e tyre sipas dokumentacionit përcjellës.
  •  Regjistron në të gjitha hyrjet, daljet, transferimet dhe lëvizjet e materialeve në kohë reale.
  •  Organizon dhe sistemon materialet në depo sipas llojit, dimensioneve dhe lokacioneve të magazinimit.
  •  Përgatit materialet për prodhim sipas urdhrave të punës dhe projekteve.
  •  Bën shkarkimin e materialeve në sistemin për menaxhimin e stokut sipas secilit projekt, duke siguruar që çdo material i përdorur të evidentohet në projektin përkatës.
  •  Regjistron në sistemin për menaxhimin e stokut konsumin e materialeve sipas njësive të prodhuara (dritare, dyer, elemente të tjera), duke siguruar llogaritjen e saktë të kostos së prodhimit.
  •  Kontrollon përputhshmërinë ndërmjet materialeve të lëshuara nga depoja dhe materialeve të konsumuar në prodhim.
  •  Bashkëpunon me Koordinatorin e Prodhimit dhe Menaxherët e Projekteve për të siguruar furnizimin në kohë të linjave të prodhimit.
  •  Monitoron stokun minimal dhe maksimal dhe përgatit kërkesat për furnizim kur niveli i materialeve bie nën kufijtë e përcaktuar.
  •  Kryen inventarizime periodike dhe vjetore, analizon diferencat ndërmjet stokut fizik dhe atij në sistemin për menaxhimin e stokut, si dhe propozon masa korrigjuese.
  •  Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e stokut, konsumin e materialeve dhe diferencat eventuale.
  •  Siguron ruajtjen e profileve PVC, përforcimeve të çelikut, xhamit, aksesorëve dhe materialeve të tjera sipas standardeve të kompanisë.
  •  Zbaton procedurat e sigurisë në punë dhe mban deponë të pastër, të rregullt dhe funksionale.
  •  Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Prodhimit ose Menaxhmentit.

Përgjegjësitë Kryesore

Depoisti është përgjegjës për:

  •  Saktësinë e stokut fizik dhe elektronik në sistemin për menaxhimin e stokut.
  •  Regjistrimin korrekt të hyrje-daljeve të materialeve.
  •  Shkarkimin e materialeve sipas projekteve në sistemin për menaxhimin e stokut.
  •  Evidentimin e konsumit të materialeve sipas njësive të prodhuara.
  •  Përputhshmërinë ndërmjet stokut fizik dhe atij në sistem.
  •  Organizimin dhe ruajtjen e materialeve në depo.
  •  Sigurimin e furnizimit të pandërprerë të sektorit të prodhimit.
  •  Raportimin në kohë të mungesave, dëmtimeve dhe mospërputhjeve të stokut.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email: office@wintech-va.com ose tel: +383 49 120 021

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet