KONKURS PUNE
Pozita: Shofer për Shpërndarjen e Naftës dhe Benzinës (2 vende pune)
Vendi i punës: Shpërndarje në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
Orari: I plotë
Përshkrimi i detyrave të punës:
Punëtori i kësaj pozite do të kryejë detyrat si vijon:
- Transportimi dhe shpërndarja e derivateve të naftës (naftë dhe benzinë) te klientët në përputhje me planin e shpërndarjes;
- Sigurimi i transportit të sigurt dhe në përputhje me rregullat ligjore për transportin e derivateve;
- Kontrollimi i automjetit dhe pajisjeve para dhe pas çdo transporti;
- Ngarkimi dhe shkarkimi i derivateve sipas procedurave të kompanisë;
- Mbajtja e evidencës dhe dokumentacionit përcjellës për çdo dërgesë;
- Kujdesi për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e automjetit të kompanisë;
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë;
- Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Së paku shkolla e mesme;
- Patentë shoferi e kategorisë CE (e detyrueshme);
- Certifikatë ADR e vlefshme për transportin e mallrave të rrezikshme (e detyrueshme);
- Përvojë pune në transportin e derivateve ose mallrave është përparësi;
- Njohuri të rregullave të trafikut dhe transportit të mallrave;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë e lartë profesionale;
- Gatishmëri për punë në terren dhe orar fleksibil.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (Curriculum Vitae);
- Kopje të letërnjoftimit;
- Kopje të patentë shoferit;
- Referenca nga punët e mëparshme (nëse ka).
Mënyra e aplikimit:
Dokumentet mund të dorëzohen:
- Fizikisht në adresë: Rruga: Lagja Marigona – Preoc, Graçanicë
- Përmes emailit: hr@laboil-ks.com
- Për informata: 045 188 501
- apo përmes butonit të mëposhtëm
KONKURS PUNE
Pozita: Shofer për Shpërndarjen e Koksit (2 vende pune)
Vendi i punës: Transport ndërkombëtar (jashtë territorit të Republikës së Kosovës)
Orari: I plotë
Përshkrimi i detyrave të punës:
Punëtori i kësaj pozite do të kryejë detyrat si vijon:
- Transportimi dhe shpërndarja e koksit në destinacione ndërkombëtare sipas planit të kompanisë;
- Sigurimi i transportit të sigurt dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar;
- Kontrollimi i automjetit dhe pajisjeve para nisjes dhe pas përfundimit të çdo transporti;
- Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm për transport ndërkombëtar;
- Kujdesi për mirëmbajtjen teknike dhe pastërtinë e automjetit;
- Respektimi i afateve të dorëzimit dhe komunikimi me përgjegjësit e kompanisë gjatë transportit;
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe të transportit ndërkombëtar;
- Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Së paku shkolla e mesme;
- Patentë shoferi e kategorisë CE;
- Certifikatë e Kompetencës Profesionale (CPC);
- Përvojë pune në transport ndërkombëtar është përparësi;
- Njohuri mbi dokumentacionin dhe procedurat e transportit ndërkombëtar;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë të pavarur;
- Gatishmëri për udhëtime jashtë Kosovës dhe qëndrime disa ditore sipas nevojës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (Curriculum Vitae);
- Kopje të letërnjoftimit;
- Kopje të patentë shoferit;
- Referenca nga punët e mëparshme (nëse ka).
Mënyra e aplikimit:
Dokumentet mund të dorëzohen:
- Fizikisht në adresë: Rruga: Lagja Marigona – Preoc, Graçanicë
- Përmes emailit: hr@laboil-ks.com
- Për informata: 045 188 501
- apo përmes butonit të mëposhtëm
