1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR POZITËN DEPOIST

Lokacioni: Rruga Lidhja e Pejës Zona Industriale, pn. Mazgit

Rreth kompanisë

Fresco Group është një nga kompanitë udhëheqëse në Kosovë në fushën e tregtimit, importit dhe shpërndarjes së frutave e perimeve të freskëta, me një traditë shumëvjeçare që daton nga tri breza më parë. Kompania operon me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, e certifikuar me FSSC 22000 dhe GAP, duke qenë pionier në lidhjen e bujqësisë vendore me tregjet ndërkombëtare.

Me mbi 200 punonjës dhe partneritete strategjike me rrjete të mëdha, Fresco Group mbetet sinonim i freskisë, cilësisë dhe inovacionit në rajon.

Përshkrimi i vendit të punës

Fresco Group është në kërkim të personave të përgjegjshëm për pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe përgatitjen e mallrave sipas kërkesave dhe procedurave të kompanisë në depon qendrore. Kandidati do të jetë përgjegjës për organizimin e produkteve në depo, kontrollimin e sasive gjatë pranimit dhe daljes së mallrave, si dhe për kujdesin ndaj dokumentacionit përcjellës. Roli kërkon korrektësi, përgjegjësi, aftësi organizative dhe bashkëpunim të mirë me ekipin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Përvojë pune në depo përbën përparësi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Gatishmëri për punë fizike;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe seriozitet në punë.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në, me subjekt Depoist në e-mailin: info@frescoexclusive.com ; ose në Viber/Whatsapp +383 48-433-331;

  • Afati i fundit për aplikim: 20.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet