Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!
Lokacioni: Qagllavicë, Prishtinë
Pozita e punës: Faturist/e
Mokne Group është në kërkim të një personi të organizuar, të saktë dhe të përkushtuar për t'u bërë pjesë e skuadrës sonë në pozicionin Faturist/e. Nëse punon mirë me shifrat, ke vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe dëshiron një ambient të qëndrueshëm pune, ky pozicion është për ty.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat dhe Kualifikimet:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tone: hr@mokne.com ose duke aplikuar përmes butonit ‘’Apliko këtu’’.
Një shënim i rëndësishëm para se të klikoni "Dërgo" CV-në.
Puna me faturat kërkon përqendrim maksimal. Ne besojmë se vëmendja ndaj detajeve fillon që nga aplikimi. Prandaj, në rreshtin e fundit të emailit tuaj apo te komentet përmes butonit , ju lutemi shkruani vetëm një fjalë: "Saktësia".
P.S. Aplikimet që nuk përfshijnë këtë kod do të konsiderohen si të lexuara në mënyrë sipërfaqësore dhe nuk do të kalojnë në fazën e përzgjedhjes.
Nëse kjo çfarë po kërkojmë ju përshkruan, ne mezi presim të njihemi me ju.
Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?