1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

EAGLE SHIPPING SHPK
Kompania lidere në shërbime të transportit dhe logjistikës, me mbi 10 vite eksperience pune fton të gjithë entuziastet e rinjë për pozitë të lirë pune.

POZITA: ASISTENT/E ADMINISTRATIVE  (punë në zyre)

Ne po kërkojmë entuziast të rinjë nga fusha e Ekonomisë, Financave, Marketingut, Administrim biznesi, ose studimeve relevante për pozicionin e lartë cekur për punë në zyrat tona në Fushë Kosovë.

Detyrat dhe përgjegjsitë:

  • Koordinimi i ngarkesave dhe transportit (vendor dhe ndërkombëtar)
  • Komunikimi ditor me paEkortnerë të transportit
  • Ndjekja e statusit të dërgesave dhe azhurnimi i të dhënave
  • Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit të ngarkesave
  • Regjistrimi i ngarkesave në sistem (Excel / platformë digjitale)
  • Raportimi i vonesave, ndryshimeve apo problematikave operative
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes dhe financës
  • Te sigurohet që çdo transport të ndjekë procedurat e kompanisë

Kandidati/ja Ideal/e do te ishte :

  • Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
  • Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
  • Të posedojë patentë shofer (përparësi);
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.

Cka ofrojme ne:

  • Punë zyre, pa terren
  • Mësim praktik në fushën e logjistikës (profesion në rritje)
  • Ambient bashkëpunues dhe dinamik
  • Siguri dhe zhvillim profesional
  • Mundësi avancimi në karrierë
  • Sigurim Shëndetsor 24/7

Orari Punës
08:00 - 16:00
Hëne - Premte

Bashkohuni ekipes tonë në zyret tona në Fushë Kosovë mundesi të palimituara.

Për aplikacione ju lutem referohuni kontaktit më poshtë apo aplikoni përmes butonit të mëposhtëm:

EAGLE SHIPPING SHPK
Email: hr@eagleshipping-ks.com
Adresa: Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë, 12000 Republika e Kosovës

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet