Pozita: Administrator/e i/e Zyrës (Shtetas/e i/e Shqipërisë)
Lokacioni: Prishtinë
Kompania: KosovaJob për klientin
Përshkrimi i pozitës
KosovaJob për një nga klientët e saj, është në kërkim të një Administratori të Zyrës, i cili do të mbështesë aktivitetet administrative dhe operacionale të kompanisë. Kandidati ideal duhet të jetë i organizuar, i saktë në punë, me aftësi të mira komunikuese dhe i gatshëm të menaxhojë detyra të ndryshme administrative në baza ditore.
Përgjegjësitë kryesore
- Përgjigjet ndaj kërkesave, pyetjeve, çështjeve dhe ankesave të klientëve, duke siguruar zgjidhje në kohë, në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Vepron si urëlidhëse ndërmjet klientëve dhe departamenteve përkatëse të kompanisë.
- Mbështet komunikimin e përditshëm me klientë përmes emailit, telefonit dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Sigurohet që raportimet, dokumentacioni dhe të dhënat e klientëve të jenë të sakta dhe të përditësuara.
- Kryen detyra të përgjithshme administrative, përfshirë regjistrimin, menaxhimin e të dhënave, përpilimin e dokumenteve dhe mbështetjen e aktiviteteve të zyrës.
- Mbështet aktivitetet e marketingut dhe komunikimit sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare (avantazh në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme).
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikuese në shqip dhe anglisht.
- Eksperiencë e mëparshme në administratë ose pozita të ngjashme përbën avantazh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Klienti ofron:
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Trajnim dhe mbështetje për proceset e punës.
Afati i aplikimit: 31 Korrik 2026
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm
