Konkurs për Punë
Dizajner Grafik
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Me kohë të plotë
BAU Market L.L.C. shpall konkurs për pozitën Dizajner Grafik, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin e materialeve vizuale kreative dhe profesionale për BAU Holding dhe kompanitë në kuadër të grupit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Krijimi dhe dizajnimi i materialeve promocionale për media digjitale dhe të shtypura.
- Dizajnimi i banerëve, posterëve, broshurave, katalogëve, billboardeve dhe materialeve të tjera reklamuese.
- Përgatitja e përmbajtjeve vizuale për rrjetet sociale, web dhe fushatat e marketingut.
- Realizimi i dizajneve për promovime, oferta sezonale dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë.
- Përpunimi profesional i fotografive dhe përgatitja e tyre për publikim.
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentet tjera për realizimin e projekteve.
- Sigurimi që të gjitha materialet vizuale janë në përputhje me identitetin dhe standardet e brendit të kompanisë.
- Përgatitja e materialeve për shtyp sipas specifikave teknike.
- Menaxhimi dhe organizimi i arkivës së materialeve grafike.
- Ndjekja e trendeve të dizajnit grafik dhe propozon ide inovative për promovimin e kompanisë.
- Kryerja e detyrave të tjera të ngjashme sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Minimum 2 vite përvojë pune në dizajn grafik.
- Njohuri shumë të mira të Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign).
- Përparësi konsiderohet njohja e Adobe After Effects, Premiere Pro ose programeve të tjera për animacion dhe video.
- Njohuri në përgatitjen e materialeve për print dhe publikim digjital.
- Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe ndjenjë estetike.
- Aftësi për menaxhimin e disa projekteve njëkohësisht dhe respektimin e afateve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në ekip.
Ne ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
- Ambient modern dhe profesional pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Përfshirje në projekte të ndryshme kreative dhe marketingu.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar;
- Portofolin e punimeve (Portfolio);
Ftohen kandidatët e interesuar CV-në dhe portofolion e tyre ta dërgojnë në adresën elektronike hr@bau-holding.eu, duke specifikuar në subjectin e emailit titullin e pozitës për të cilën aplikojnë. Aplikimet që nuk përmbajnë titullin e pozitës në subjekt mund të mos merren në shqyrtim.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.