FTESË PËR OFERTË
Furnizim me VETURA – IMF KosInvest
Institucioni Mikrofinanciar KosInvest fton të gjitha kompanitë dhe/ose individet e interesuar që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizim me një (1) veturë; për të përmbushur nevojat operative të institucionit.
Karakteristikat e kërkuara të veturave:
- Vëllimi i motorit: minimumi 1400 ccm³ – maksimumi 2000 ccm³
- Lloji i karburantit: Të specifikohet nga ofertuesi (dizel ose benzin)
- Gjendja: Të përdorura (deri – 150,000 km të kaluara)
- Numri i dyerve: 4 + 1
- Të pajisura me:
- Klimatizues ajri (AC)
- Airbag (të paktën për vozitësin dhe pasagjerin përpara)
- Timon me servo-hidraulik
- Ndrrues manual ose automatik (5, 6 ose me tepër shpejtësi)
- Sistem frenimi ABS dhe ESP
- Paisje të nevojshme (goma rezervë, vinqi, qelësi i rrotave, trekëndëshi)
- Ngjyra: E bardhë (opsionale)
- Viti i prodhimit: Jo më e vjetër se 10 vite
Kërkesat e ofertës:
- Ofertat nga përsonat juridik duhet të jenë:
- Të mbyllura në zarf dhe të shënuara qartë me subjektin "Ofertë për Furnizim me VETURA – IMF KosInvest"
- Të nënshkruara dhe vulosura nga personi i autorizuar i kompanisë
- Të shoqëruara me dokumentacionin ligjor përkatës (p.sh. Certifikata e NUI)
- Ofertat nga përsonat fizik/individ duhet të jenë:
- Të mbyllura në zarf dhe të shënuara qartë me subjektin "Ofertë për Furnizim me VETURA – IMF KosInvest"
- Të nënshkruara dhe vulosura nga përsoni/individi që oferton me letërnjoftim valid të lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.
- Llogari valide bankare
Përfshirje në çmim:
Çmimi i ofruar duhet të përfshijë minimalisht:
- Doganën
- Homologimin
- TVSH-në
- Servisim komplet para dorëzimit me dëshmi valide: ndrrim i setit të rrypit dhembëzor me garancion, vajit dhe filterave si dhe dokument valid– libër të serviseve.
Garancioni i kërkuar për:
- Kilometrat e paraqitura të veturave
- Minimumi 6 muaj në rast të ndonjë defekti (teknik, elektronik dhe mekanik) nga data e dorëzimit;
- Të jenë të liruara nga çfarëdo lloj dënimesh/gjobave potenciale (të ofrohet dëshmia sipas ligjit në fuqi);
- Gjendjen mekanike dhe teknike të veturave, JO e aksidentuar dhe e mirëmbajtur (historik të serviseve të rregullta të verifikueshme – me libër servisi nga servisi autorizuar)
Periudha e Liferimit
- Të specifikohet koha e liferimit (dorëzimit) të veturave:
Dorëzimi i ofertave:
Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në pliko të mbyllura në zyrën:
IMF KosInvest – Zyra Qëndrore ose permes e-mailit zyrtar procurement_kosinvest@visionfund.org ku njekohësisht mund të kërkoni formularin për aplikim-ofertim.
Adresa: Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, Prishtinë
Afati i fundit i dorëzimit është deri me datë 13 Korrik 2026, nga ora 09:00 - 15:00
Shënim:
IMF KosInvest rezervon të drejtën të:
- Anuloj thirrjen për ofertë pa obligime
- Ftoj ofertuesit për rishqyrtim të ofertave
Kontakt:
Për informacione shtesë: procurement_kosinvest@visionfund.org
038 240 664 ose 048174154