Vende të Lira Pune – Evapify
Pozita: Specialist/e i/e Shërbimit për Klientë në Pikë Shitëse
Angazhimi: Full Time dhe Part Time
Lokacioni: Pikat tona shitëse në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.
Evapify është një kompani globale me bazë në Poloni, e specializuar në distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike (Vapes) dhe produkteve alternative të nikotinës. Kompania operon në rajon dhe ka zyrën qendrore në Prishtinë.
Çfarë ofron kompania?
- Pajisje moderne për punë;
- Pagë bazë dhe bonuse mujore bazuar në performancën e shitjes;
- Trajnime profesionale dhe të vazhdueshme;
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional në një kompani në rritje.
Kjo pozitë është ideale për persona energjikë, komunikues, të motivuar për të mësuar dhe të gatshëm për të punuar me orar fleksibil.
Përgjegjësitë kryesore
- Raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Shërbimit për Klientë;
- Përgatit raporte ditore të shitjeve;
- Përgatit raporte mbi prezantimin e produkteve te klientët;
- Promovon produktet dhe prezanton veçoritë e tyre;
- Krijon dhe zhvillon shitje për kompaninë;
- Identifikon dhe adreson kërkesat e klientëve;
- Mirëmban ambientin e punës dhe produktet e ekspozuara në pikën shitëse;
- Respekton procedurat, politikat dhe standardet e kompanisë;
- Punon në mënyrë efektive në ekip;
- Ofron përvojë pozitive dhe profesionale për klientët.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë në shitje dhe shërbim ndaj klientit;
- Diplomë Bachelor në fushë relevante (avantazh, por jo obligative);
- Aftësi për menaxhimin e disa detyrave njëkohësisht;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi të mira organizative dhe vendimmarrëse;
- Njohuri bazë të punës me kompjuter.
Si të aplikoni?
Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në hrkosovo@evapify.com deri më 17.08.2026.
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV-në e përditësuar;
- Një përshkrim të shkurtër se pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Ju urojmë suksese!
Evapify Team
