
KONKURS PUNE – Agjent/e Udhëtimesh (2 pozita)
Agjencia jonë është në fazë zgjerimi dhe po kërkon profesionistë të motivuar dhe ambiciozë për t’iu bashkuar ekipit tonë në zhvillim.
Nëse keni përvojë në industrinë e turizmit dhe besoni se puna, përkushtimi dhe aftësitë tuaja meritojnë më shumë vlerësim, kjo është mundësia ideale për ju.
Detyrat kryesore:
- Rezervimi i biletave ajrore, hoteleve dhe shërbimeve të tjera turistike
- Përdorimi i sistemeve profesionale për rezervime dhe menaxhim itinerarësh
- Komunikim profesional me klientë (online dhe në zyrë)
- Ofrimi i këshillimit për destinacione, transfere, viza dhe sigurime udhëtimi
- Ndjekja e rezervimeve deri në finalizim dhe asistencë pas shitjes
Kualifikimet dhe kushtet:
- Përvojë pune në agjenci udhëtimi
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme)
- Njohje e platformës Amadeus (e detyrueshme)
- Njohje e platformave të tjera për rezervime dhe sistemeve B2B për hotele/touroperatorë
- Aftësi të mira komunikimi dhe shitjeje
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
- Njohuri bazike në përdorimin e rrjeteve sociale dhe komunikimit online
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe aftësive profesionale
- Bonuse shtesë për arritjen e targeteve
- Ambient profesional dhe ekip ambicioz
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë
- Trajnime dhe përfshirje në projekte të reja në industrinë e turizmit
Ne besojmë që profesionistët e mirë duhet të vlerësohen sipas kontributit dhe rezultateve të tyre. Nëse jeni duke kërkuar një ambient ku aftësitë dhe puna juaj marrin vlerësimin që meritojnë, ju ftojmë të aplikoni.
Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në email: info@wetravel-ks.com
Tel: 383 46 63 63 67 / 48 63 63 67