1
PREMIUM PLUS

Specialist/e i/e Shitjeve B2B (Klientë Biznesi)

Ruaj
Volton
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

VOLTON KOSOVA

PËRSHKRIM PUNE

Pozicioni: Specialist/e i/e Shitjeve B2B (Klientë Biznesi)

Departamenti: Shitje & Zhvillim Biznesi

Raporton te: Menaxheri i Shitjeve B2B / Drejtori Komercial

Vendndodhja: Kosove, me lëvizje në terren sipas nevojës

Rreth Kompanisë

Volton është një kompani e furnizimit me energji elektrike që operon në tregun e liberalizuar të energjisë, duke u ofruar klientëve të biznesit dhe atyre familjarë zgjidhje konkurruese, transparente dhe të qëndrueshme energjetike. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në tregun e Kosoves,  kërkojmë të fuqizojmë ekipin tonë komercial me profesionistë të motivuar në fushën e shitjeve B2B.

Qëllimi i Rolit

Specialisti/ja i/e Shitjeve B2B është përgjegjës/e për identifikimin, përfitimin dhe menaxhimin e klientëve të biznesit (kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha), me qëllim rritjen e portofolit të klientëve dhe arritjen e objektivave të shitjeve, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata e të besueshme me tregun.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Identifikon dhe kontakton klientë të rinj biznesi (prospecting) përmes vizitave në terren, telefonatave dhe takimeve të planifikuara.
  • Analizon nevojat energjetike të klientëve (profili i konsumit, fuqia e instaluar, faturat aktuale) dhe përgatit oferta të personalizuara.
  • Prezanton produktet dhe tarifat e kompanisë, duke shpjeguar qartë avantazhet e kalimit në tregun e lirë të energjisë.
  • Negocion kushtet kontraktuale brenda politikave tregtare të kompanisë dhe finalizon nënshkrimin e kontratave të furnizimit.
  • Menaxhon portofolin ekzistues të klientëve B2B: ndjek rinovimet e kontratave, zgjidh problematika dhe siguron kënaqësinë e klientit.
  • Bashkëpunon me departamentet e faturimit, kujdesit ndaj klientit dhe atë ligjor për një proces të rrjedhshëm onboarding-u të klientëve të rinj.
  • Mban të përditësuar CRM-në me të dhënat e klientëve, ofertat, statusin e negociatave dhe aktivitetet e shitjes.
  • Monitoron tregun dhe konkurrencën (çmime, oferta, tendenca rregullatore) dhe raporton informacione me vlerë tek eprori.
  • Raporton periodikisht mbi ecurinë ndaj objektivave (pipeline, kontrata të nënshkruara, volume energjie, të ardhura).
  • Përfaqëson kompaninë me profesionalizëm në evente, panaire dhe takime biznesi.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite përvojë në shitje B2B; përvoja në sektorin e energjisë, telekomunikacionit përbën avantazh.
  • Njohuri të tregut të energjisë elektrike dhe procesit të liberalizimit përbëjnë avantazh të fortë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Orientim i qartë drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar me objektiva mujore/vjetore.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve CRM.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Leje drejtimi e kategorisë B dhe disponueshmëri për lëvizje në terren.

Kompetencat Kyçe

  • Integritet dhe etikë profesionale në marrëdhëniet me klientët.
  • Iniciativë, vetëmotivim dhe qëndrueshmëri ndaj refuzimit.
  • Aftësi analitike për interpretimin e të dhënave të konsumit dhe faturave.
  • Menaxhim efektiv i kohës dhe i prioriteteve.
  • Frymë bashkëpunimi dhe pune në ekip.

Çfarë Ofrojmë

  • Pagë bazë konkurruese dhe skemë bonusesh të lidhur me performancën e shitjeve.
  • Mundësi zhvillimi profesional në një sektor dinamik dhe në rritje.
  • Mjetet e nevojshme të punës (telefon, laptop, mbulim shpenzimesh terreni).
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës.

Mënyra e Aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre të përditësuar përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e emailit info@volton.al duke specifikuar në subjekt pozicionin “Specialist/e i/e Shitjeve B2B”. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet