1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na  bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. 

Shpallim konkurs për: 

  • ASISTENT BRAND MANAGERE 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Asiston në koordinim të punëve; 
  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe  strategjive; 
  • Asiston në aktivitetet e duhura që ndihmojnë vendosjen e produktit në treg; 
  • Ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon rritjen e kërkeses nga konsumatorët; Asiston në përgaditjen e raporteve të caktuara për brendin duke përfshi aktivitetet e marketingut dhe  rezultatet e shitjës; 
  • Mbikëqyrë shitjën dhe analizon tregun konkurrues. 

Kushtet e përgjithshme: 

  • Preferohet përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme; 
  • Preferohet shkollim i lartë professional; 
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike  të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.); 
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi; Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi; 
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup. 

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@migros-group.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur  pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. 

Migros Group 

Zona industriale 4, 12000  

Prishtinë, Kosovë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet