Program trajnimi dhe vend pune në Gjermani
A keni dëshirë të studioni dhe të kualifikoheni si mjeshtër profesional, ndërkohë që ndërtoni një karrierë të qëndrueshme në Gjermani? A jeni gati të nisni një rrugëtim unik dhe shumë premtues si xhamprerës në prodhimin e dritareve dhe fasadave moderne prej xhami?
Nëse po, ju ftojmë të bashkoheni me programin tonë të trajnimit profesional dhe ekipin tonë në Heidelberg, Gjermani, një mundësi reale për të mësuar një profesion të kërkuar dhe për të punuar në një kompani të sigurt dhe të zhvilluar.
Detajet e programit
Programi ju ofron mundësinë të mësoni artin e prodhimit të dritareve, dyerve dhe strukturave moderne të fasadave prej xhami. Do të punoni me materiale si druri, alumini, çeliku dhe xhami, duke përdorur teknika bashkëkohore manuale dhe makina CNC. Një profesion dinamik, kreativ dhe me perspektivë të lartë në tregun evropian të punës.
Programi zhvillohet sipas sistemit dual të Gjermanisë – një kombinim i shkollës profesionale dhe praktikës në kompani. Rreth 13 javë në vit do të zhvilloni mësim teorik dhe praktik në shkollë profesionale, ndërsa pjesën tjetër të vitit do të punoni drejtpërdrejt në kompani. Trajnimi fillon çdo vit më 1 shtator dhe zgjat 3 vjet.
Kandidatët me nivel gjermanishtje B1 mund të fillojnë menjëherë në shtator të këtij viti. Për kandidatët që nuk e kanë ende nivelin B1, ofrojmë kurs të gjuhës gjermane të financuar plotësisht nga ne, me kohëzgjatje njëvjeçare.
Çfarë përfitoni ju?
Kërkesat
Apliko tani dhe bëhu pjesë e ekipit tonë!
Dërgoni dokumentet e mëposhtme:
Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, na kontaktoni në: apliko@rossmanith-hd.de
Ky është më shumë se një trajnim, është një mundësi për të ndërtuar të ardhmen tuaj profesionale në Gjermani.
Ejani dhe bëhuni mjeshtër të së ardhmes me ne!